Në vazhdim të këtyre rregullave kreu i bashkisë Bobbio është nxitur për të propozuar të tjera rregulla, si ndalimi i plazhit toples, luajtjes futboll në rërë dhe rregulla të tjera, pasi ai beson se këto nxisin sjelljet e padisiplinuara dhe zhurmat shqetësuese. Kryetari Bobbio ka gjetur dhe mbështetjen e kishës së qytetit. "Unë mendoj që ky është një vendim i drejtë. Këto rregulla janë gjithashtu një mënyrë për të luftuar rritjen e ngacmimeve seksuale"- tha Don Paulo Cecere
Castellammare di Stabia është një nga qyetet e fundit që po bën të tijat disa kompetenca shtesë të diktuara nga qeveria e Berluskonit, që në përpjekje për të luftuar krimin përballet me sjellje anti-shoqërore. Rregulla të tjera të vendosura nga bashkia janë puthjet në makina, ndërtimi i 'kalave të rërës" nga fëmijët, si dhe kositja e lëndinave në fundjavë.