Sipas një klasifikimi të realizuar nga Economist Intelligence Unit, qyteti australian i Melburnit është vendi ku jetohet më mirë në botë. Renditja bazohet në parametrat e rendit publik, shërbimeve sanitare, kulturës, ambjentit, sistemit arsimor dhe infrastrukturës. Australia dominon klasifikimin e vendeve ku jetohet më mirë me 4 qytete në këtë renditje, e ndjekur nga Kanadaja me 3.
Ja 10 qytetet ku jetohet më mirë:
Melburn (Australi)
Viena (Austri)
Vankuver (Kanada)
Toronto (Kanada)
Kalgari (Kanada)
Sidnei (Australi)
Helsinki (Finlandë)
Perth (Australi)
Adelaide (Australi)
Okland (Zelandë e Re)