Qyteti ku u vra Bin Laden pritet te kthehet ne nje park argetimi

Qyteti ku u vra Bin Laden pritet te kthehet ne nje park argetimi
Vendi ku u vra Osama bin Laden po planifikohet të kthehet në një park argëtimi miliona eurosh. Në Abbotabad, Pakistan, ku forcat speciale amerikanë vranë udhëheqësin e Al- Kaedës më 2 maj të vitit 2011, pritet të përfshijë një kopsht zoologjik, një qendër të trashëgimisë kulturore, restorante dhe shatërvanë. Qeveria lokale thotë se kjo është një përpjekje për të sjellë një imazh pozitiv të qytetit pas ngjarjes së vitit 2011, duke shpresuar se ky park do të sjellë një rritje të turistëve në këtë vend. Fillimisht projekti përfshin ndërtesa në vetëm 50 ha tokë, por më pas ai pritet të shtrihet në 500 ha. Punimet pritet të nisin gjatë këtij muaji, dhe do të kapin shifrën e miliona eurove.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama