Kategoria e Parë luajti sot ndeshjet e javës së 23-të ku nuk ka pasur shumë surpriza. Elbasani ka barazuar 0-0 me Butrintin në "Elbasan Arena" në përballjen direkte për sa i përket mbijetesës, megjithatë ky takim nuk ka sjellë fitues duke lënë gjithçka të hapur.
Ndërkaq, dy ekipet kryesuese të grupeve respektive si Kastrioti dhe Luftëtari kanë fituar respektivisht ndaj Besës e Shkumbinit duke mbajtur edhe pas kësaj kave vendet e para në klasifikim.
Mamurrasi ka mposhtur pastër Ilirinë në Grupin A, ndërsa një rezultat tjetër që bie në sy është edhe humbja e Apolonisë në shtëpi me Sopotin. Ndërkohë Pogradeci nuk fal në shtëpi Lushnjën dhe ndjek hapin e Luftëtarit.
Ja rezultatet në takimet e sotme:
GRUPI A
Mamurrasi-Iliria 2-0
Golat: Maho 13´ pen Gjonpalaj 19´
Ada-Burreli 3-1
Golat: Stivaj 29´ Vecaj 63´ Puka 77'/ Kordha 84´
Kastrioti-Besa 2-0
Golat: Jakupi 59´ Malo 68´
Besëlidhja-Kamza 2-0
Golat: Hajdari 62´ Hasan 83´
Korabi-Erzeni 3-1
Golat: Mziu 11´ pen Guri 76 Guri 88'/ Rramidhi 71´
GRUPI B
Elbasani-Butrinti 0-0
Golat: S'ka
Turbina-Dinamo 2-0
Golat: Gabriel 09´ Daci 28´
Luftëtari-Shkumbini 1-0
Golat: Bregu 35´
Apolonia-Sopoti 0-1
Golat: Cota 56´
Pogradeci-Lushnja 3-1
Golat: Topllari 21´ Pinto 30´ pen Zguro 36/ Gjyla 70´