Racizmi ndaj shqiptareve politikanet greke dhe italiane ne qender te kritikave

Racizmi ndaj shqiptareve, politikanet greke dhe italiane ne qender te kritikave

Diskriminimi që u bëhet shqiptarëve nga vendet, ku kanë emigruar ka qenë në qendër të medieve të huaja. Në qendër të kritikave kanë qenë edhe dy politikanë, nga vendet fqinje Itali dhe në Greqi, të cilët kanë ofenduar dhe diskriminuar emigrantët shqiptarë. Njëri nga politikanët, i cili ka shfaqje raciste kundër shqiptarëve, është arrestuar. Deputeti i Agimit të Artë, Jason Bibby, në Janinë, dhunoi tri vajza shqiptare, në një stacionin e policisë së Janinës. Më momentin e arrestimit Jason Bibby u kap me një "Xhip", me targa të rreme regjistrimi. Gjatë dëshmisë studentet kanë treguar se, “Bibby kishte shkuar me nxitim drejt studenteve dhe i kishte goditur me njërën dorë, ndërsa me dorën tjetër ia kishte vënë prangat".

Pikëpamjet raciste deputeti i kishte shfaqur edhe në revistën “Options” të Janinës. Por, gjatë dëshmisë para gjykatës deputeti grek ka thënë se, "askush nuk guxon të fyejë dhe të poshtërojë historinë greke të grekëve, që kurrë nuk iu dorëzuan zgjedhës turke". Ai gjithashtu edhe pse ishte para drejtësisë e ka shfaqur racizmin ndaj shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij ai ofendoi dëshmitaret, të cilat po raportonin për incidentin. Deputeti grek iu drejtua me këto fjalë studenteve shqiptare: “këto gra përfaqësojnë të këqijtë shqiptarë, një brez që varfëroi grekët”. Forcat e Agimit të Artë në Janinë kanë arrestuar dhe depërtuar punëtorët shqiptarë për deklaratat fyese dhe provokative kundër njësisë elite speciale të policisë greke Ekam-OPKE. Apeli i fundit që i erdhi Greqisë nga “Human Rights Watch” ishte ai i 3 dhjetorit të këtij viti, ku organizata që monitoron të drejtat e njeriut, u bën thirrje organizmave qeveritare t’i trajtojnë me dinjitet të huajt që jetojnë në vendin e tyre.

Ndërsa në qendër të kritikave për racizëm ndaj shqiptarëve ka qenë politikani italian Alessandro Morelli, udhëheqës i Lidhjes Veriore në këshillin e qytetit të Milanos. Shumë kritika kanë ardhur drejt tij, jo vetëm nga shoqëria civile  por, edhe nga politikanë, ku janë shprehur të zhgënjyer nga sjellja e tij. Ai ka  kërkuar që emigrantët shqiptarë të bëjnë punë të detyruar, për të shlyer kujdesin që u është dhënë prej vitesh. Këto fjalë ai i tha gjatë një interviste në radion “Padania” dhe në “Facebook”. Nga ana tjtëtër ka pasur shumë komentues, të cilët janë zhgënjyer nga Morelli. Komentuesit shprehen se, politikani italian është shumë larg maturisë dhe po propozon zgjidhje për të varfëritë në mënyrë mesjetare. Në Itali, përveç Lega Nord, ka edhe parti të tjera ekstremiste që kërkojnë largimin e menjëhershëm të shqiptarëve, duke i cilësuar ata problemin e vetëm për të gjitha të ligat që i ndodhin kombit të tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama