Radhima nje gjurme nga kohet e antikitetit ne gjirin e Vlores

Radhima nje gjurme nga kohet e antikitetit ne gjirin e Vlores
Një përshkrim për Radhimën e bëra kur drejtoja parqet arkeologjike të Vlorës. Ardhja në këtë suazë të lashtë, formëson pikë së pari tre pika nga ku lidhet horizonti  i kësaj treve  në këmbët e një pirostie që të nxjerr në det. Kodi gjenetik i kësaj lidhje ka këta përbërës dhe mund të formulohet ndoshta  Tragjas +Dukat+Radhim=Gjiri i Vlorës.
 Zbritur tek dielli. Përndryshe, një ditë vjeshte e  vdekur, mundej që pasqyra e saj të na rrëfej:lëndën e Zotit. E ndritçme,fytyra. Shëmbëllim i arit. Ndrit pasqyra. Tek shpirti  i diellit. Jeta. Kështu e gjeta atë mëngjes. Ku heliotropizmi. Soditja diellore e pa kyçur në përfundim të perëndimit. Kur në vitet 60’ filloi sistemi i tokave  dokumenton, Neki Lameborshi u zbuluan, por edhe plot ndër to dheu për jetë i mbuloi ndërsa në vitin 1965 e 1971 e më pas zbulimet arkeologjike në Sello ,majë bregut, Kathori filluan të hedhin pak dritë mbi jetën e të kaluarës  e këtij vendbanimi.

 Radhima shtrihet në pjesën lindore të gjiut të Vlorës .35 km2. Kufij tokësor 19 km, detar,6.5 km ,lumor 1km.

 Radhima vendosur në një gropë është një gur brilant në këtë zonë . Humbësira detare gjendet përpara. Dhe nga periferia në qendër e mbytë një klimë, që karakterizon gjithë vendet që kanë detin  sundues ose kanë detin mbret. Nga shumë autorë vendas të cilët kanë gjurmuar studiuesit e hedhin fjalën se këtu ngulmimet janë autoktone  para helene dhe mund të flitet për një jetë të amantëve. Autori N.Lameborshi analizon zbulimet që janë kryer në këto pika kyçe si Shkallë,breg të Fsakës, Gradbo,majë të Cukës. Një vend p.sh Mavrenerum që bie poshtë shkallëve të Begut ka të ngjarë, që zbulimet  e peshave të tezgjahut dhe ato qeramike të jenë vendase, çka deshifron më mirë faktin se vendbanimi Orik i futur në gji disa km largësi është më i vonshëm të qartësohemi disa shekuj Pr. Kr .

 Ka një koherencë faktesh të cilat përcjellin të dhënat që u ka mundësuar   ekspeditat dhe arkeologët kanë gjetur gjurmë duke dritësuar kështu periudha plot mjegull ,harresë e errësirë. S.Anamali duke shkruar për Amantian sjell këtë të dhënë të rëndësishme për Radhimën:

Ne burimet e shek. I p.e.s. Amantia përmendet si një qytet i Ilirisë se Jugut bashke me Apollonine, Bylisin e Orikun. Ne lidhje me territorin e Amantise, dhe shtrirjen e saj ne bregdet janë me interes, padyshim, te dhënat e Ps. Skylaksit a te Ptolemeut. Ne paragrafin e përmendur thuhet se Amantia kishte një rrip toke te gjate 60 stade. Sipas disa dijetareve, ne këtë bregdet, kishte një qytet, i cili nuk është qyteti i brendshëm. Për ekzistencën e dy Amantive kumton edhe Ptolemeu; një qytet ne brendi te vendi dhe për një skele qe del ne det. Na duket se duhet te pranojmë qe si Amantia dhe Bylisi kishin nga nje korridor të ngushte ne breg te detit dhe një liman, me ne veri Bylisi dhe me ne juge Amantia.
Në vitin 1965 në oborrin e shtëpive  Beqir Kajtaz Mjatit dhe Brahim Iso Beges u zbuluan orendi të ndryshme përmendin autorët si vath, varëse, byzylykë të zbukuruar në flori shek 3 pr.Kr. Dhe rreth 100 m në shtëpinë e Malo Musait është gjetur një varr gruaje me fëmijën dhe 3 lotore. Ka një raport të  historianit italianit Ugolini,i cili ka  përmendur Butrintin por edhe mjaft qendra dhe site arkeologjike në jug të vendit, që thotë që përball fshatit Radhim, deti krijon një gji të mbrojtur Në punimet për ndërtimin e një moli  gjatë luftë së parë botërore pranë bregut u gjet një murr me blloqe që shërbente si xoklaturë dhe një murr më tulla që i përket periudhës romane.

Ndërkaq ka pasur të dhëna për nekropole apo për gjetje amfora objekte qeramike dhe zbukurime në disa pjesë të veçantë të këtij vendbanimi. Në vitin 1965 ka  udhëtuar nga kryeqendra e vendit Tirana  një ekspeditë më synimin gërmime në këtë trevë e cila kishte në përbërje të saj arkeologët Neritan Ceka,N.Shehu dhe N.Bodinaku.

Ekspedita ka gjurmuar këtë trevë në vjeshtën e vitit 65, muaji tetor ndërsa raporti i Bodinakut sjell këto fakte: Në Radhim në shtëpinë e Brahim Begos dhe Beqir Mjaltit janë zbuluar varre që kanë dhënë materiale të periudhës antike shek III-II pr.K. Materiale të kësaj periudhe janë gjetur edhe në majën e Cukës ku mund të ketë qenë ndonjë vendbanim që lidhesh me këtë nekropol. Në majën e Nik Gjimitrit janë gjetur shenjat e një murri dhe materiali qeramikë të periudhës antike. Veç këtyre në anën jugore të kodrës janë ndeshur murre me llac dhe qeramikë të kohës mesjetare. Ky ka qenë një vendbanimi vogël i fortifikuar për mbrojtje të rastit..Edhe në bregun e Fsakës, Drumbe,Shkalla Jonufër janë gjetur materiale të periudhës antike. Historiani Novruz Bajrami shkruan për gjurmime arkeologjike në fshatin Radhim ne vitin 1979.

“Në vitin 1979 para shkollës së vjetër gjatë punimeve të bëra për sistemin e oborrit u zbuluan disa varre. Varri i parë ndodhej gurit të carë në drejtimin L-P. Skeleti është i paprishur me tabunë dolomiti të sheshuar. E veçantë e këtij ishte se në inventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshq 3gr diametër 1.3 cm si dhe një fibul punuar me kockë. Në raportin e muajit maj 79 po ky gjurmues thotë se 5 m më tej në jug të gurit të Carë u zbuluan edhe tre varre të tjerë,që sipas idesë i takojnë të njëjtës periudhë asaj romake. Duke sjell edhe inventarin e këtyre varreve flet për skeletin e padëmtuar femër në trup kishte dhjetëra zbukurime që ruheshin në gjendje të mirë sikurse në parakrah të majtë mbante një byzylykë argjendi. Autori flet se po te ky varr në fund të këmbëve është gjetur edhe një lotore e cila ishte e zbukuruar  nga një vargëzim i stilit të gurit lyre më verenik kafe të errtë ku lartësia e saj shkonte deri në 7 cm .Duke shqyrtuar këtë rast mësohet se këto gjetje ruhen  prej, pranverës të vitit 1979  në muzeun arkeologjik të Tiranës.
Duke vrojtuar në një kontekst tjetër, Radhima gjendet në gjirin e Vlorës përball qytetit të Orikut .Një zbërthim të enigmës se ç’ndodhi në Orik mes luftërave për pushtete të Cezarit dhe Pompeit thuhet në enciklopedinë shqiptare të vitit 1985.

Dhe këtu, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 vetë. Zbarkoi më 5 janar të vitit 48 në tokën e fisit kaon , Çezari për në Orik nisi një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës. Ndërkaq një sërë gjetjesh në atë sit arkeologjik   me akropolin 950 m me murrin rrethues që shtrihej në lagunë, ku brenda saj janë radhoj gjetjesh. Ndoshta një nekropol për nga përmasa që ende ruhet dhe një ndërtesë tjetër në madhësi më të vogël,banesat prej shkëmbi,teatri,puset e ujit,altari si dhe fakti që monedha e tij sipërfaqja e vogël por që ka treguar një beteje të madhe ndër luftërat për pushtet të Romës,apo që shërbeu si skelë për zbarkimin e  romakeve  kundër Ilirisë. Nuk ka ndonjë distancë të konsiderueshme. Dhe jo më tepër se disa km në vijë ajrore.

Gjë që mund të implikojnë edhe lidhjet mes tyre apo në këtë vendbanim punohej balta dhe enët me përbeje të saj për Orikun. Gjetjet që dëshmohen në mjaftë prej lagjeve ku enët prej balte ishin dominuese në ato zbulime të shpien pikërisht në këtë supozim. Jo më tej por pjesë e saj është edhe një vendbanim sot vend turistik i njohur njihet me toponimin Jonufër. Dr Moikom Zeqo , arkeolog,historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit  Onufër shkruan:”Në masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe emër i një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare,ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura .Dhe një numër prej  tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor...”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama