Radiografia e Spanjes Ramos dhe Fabregas nuk e kalojne klasen

Radiografia e Spanjës, Ramos dhe Fabregas nuk e kalojnë klasën

Është koha për të bërë bilancet në shtëpinë e Spanjës. Pas këtij Europiani të dështuar, mediat kanë analizuar paraqitjen e të gjithë futbollistëve të grumbulluar nga Del Boske. Gazeta e njohur "AS" u ka dedikuar të gjithë futbollistëve nga një paragraf për atë që mund të quhet: Europiani i tyre.

607136651_MH_1681_3336B2BB0C87659A9AE59C06B79ECF67_3489

Buskets, Ramos dhe Fabregas duket se kanë marrë kritikat më të shumta, ndërsa Morata dhe Iniesta e kalojnë klasën. Fjalë pozitive ka edhe për Pikenë, ndërsa Alba dhe Huanfran nuk e arritën kurrë nivelin e tyre. I shigjetuari është edhe Pedro Rodrigez, i cili ngriti kryet kundër trajnerit duke hedhur hije dyshimi mbi një përçarje të mundshme të grupit spanjoll.

Indirekt kritikat shkojnë edhe për trajnerin Del Boske, i cili nuk pati shumë guxim për të aktivizuar futbollistët e rinj si Koke, Tiago, apo Bejerin. Megjithatë, nga kjo analizë kuptohet se Spanja mund të ringrihet shumë shpejt dhe është gati për eliminatoret e kampionatit botëror.

De Gea: 360 minuta

Ishte më i dobëti në ndeshjen kundër Kroacisë, ndeshje që i kushtoi Spanjës vendin e parë në grup. Mund të kishte bërë më mirë në dy golat e pësuar nga kroatët. Bën një ndeshje të mirë ndaj Italisë, por nuk mjaftoi për të shmangur dështimin. Ndaj Turqisë ishte thjesht një spektator, ndërsa me Çekinë u paraqit mirë. Ky ishte turneu i parë për të si titullar dhe i falen disa gabime.

Kasijas dhe Riko

Të dy portierët e tjerë të Spanjës nuk luajtën asnjë minutë në këtë Europian. Legjenda Kasijas u ul për herë të parë në stol dhe e pranoi me qetësi vendimin e trajnerit. Të dy iu gjendën pranë De Geas dhe e ndihmuan gjithmonë atë.

Huanfran: 360 minuta

Ishte më i miri i Spanjës në debutimin kundër Çekisë. Ai ka mbajtur një ritëm të kënaqshëm gjatë gjithë kampionatit. Përfshirja dhe sakrifica e tij nuk mjaftuan ndaj Italisë, por ai është një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër. Ndoshta në këtë Europian luajti si titullar sepse u dëmtua Karvahal.

181100685-f5cc3561-f269-43e6-928c-74babd4be314

Ramos: 360 minuta

Shumë larg niveleve që jemi mësuar ta shohim Ramosin. Është një kapiten i zoti jashtë fushës, por në fushë bën gabime që i kushtuan shtrenjtë ekipit të tij. Merr një karton të verdhë të shpejtë në ndeshjen e dytë dhe kushtëzohet në gjithçka që bën në ndeshjet e tjera. Për më tepër humbi edhe penalltinë, e cila mund të ishte ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Fabregas, Silva apo Iniesta. Ndaj Italisë gjithashtu bëri një ndeshje shumë të shëmtuar, duke iu nënshtruar gjithmonë Ederit dhe Pelesë.

Pike: 360 minuta

Një Europian me dritëhije për mbrojtësin e Barcelonës. Në dy ndeshje është më i miri, ndërsa në dy të tjerat nuk ishte në lartësinë e duhur. Megjithatë, Pike ishte nga ata lojtarë që dinte të reagonte edhe kur skuadra e tij gjendej në momente të vështira. Ndaj Italisë pati një rast të mirë për të barazuar rezultatin, por nuk ia doli.

Hordi Alba: 351 minuta

Në vitin 2012 ishte mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, por duket se e ka humbur shkëlqimin dhe efektin surprizë. Të gjithë bëjnë kujdes për t'i ndalur inkursionet e tij në krahun e majtë, por edhe ai duket se është shumë i lodhur për shkak të ndeshjeve të Barcelonës. Jo vetëm që nuk ofron asgjë në repartin e sulmit, por është në vështirësi edhe në mbrojtje.

Azpilikueta: 9 minuta

Zbret në skenën e madhe të Europianit ndaj Turqisë për t'i zënë vendin Hordi Albës. Nuk pati asnjë shans për të treguar vlerat e tij, ndërsa në stërvitje është një profesionist i vërtetë, që punon gjithmonë pa u lodhur. Spanja nuk e shfrytëzoi faktin që ai luan në të dy krahët. Në të ardhmen është lojtar i vlefshëm.

Buskets: 360 minuta

I bukur për t'u parë vetëm ndaj Turqisë. Në atë ditë ofroi një recital me pasimet e tij dhe lojën e bukur. Taktikisht perfekt, duke i dhënë ekuilibër skuadrës së tij. Ndaj Kroacisë dhe Italisë është për t'u harruar. Nuk është Busketsi i Barcelonës...

14669823450240_300x190

Bruno: 56 minuta

Del Boske e aktivizoi përkrah Busketsit në momente të vështira për Spanjën, por nuk funksionoi. Skuadra e Spanjës nuk e pati ekuilibrin ndaj Kroacisë, por do të ishte budallallëk ta fajësosh atë për humbjen. Nuk pati ndonjë faj në golin e Perisiç.

Fabregas: 315 minuta

Gjithmonë ka qenë në dyshim për t'u zëvendësuar nga trajneri Del Boske sepse nuk e ka justifikuar asnjëherë besimin që i është dhënë për të qenë titullar i padiskutueshëm. Bëri vetëm 30 minuta të mira ndaj Kroacisë, ndërsa pjesa tjetër është për t'u harruar. Kundër Italisë ishte një fantazmë në fushën e lojës. Fabregas nuk është më ai i dikurshmi, ose ndoshta skema me të cilën luajti Spanja në këtë Europian nuk iu përshtat aspak atij. Nuk justifikoi as fanellën me numrin dhjetë.

Iniesta: 360 minuta

Pak a shumë, ndër të vetmit që ishte prezent në këtë turne. Jep asistin perfekt për Pikenë në ndeshjen e parë ndaj Çekisë, por është brilant edhe kundër Turqisë. E ul nivelin me Kroacinë, ndërsa ndaj Italisë e ka shumë të vështirë të mbijetojë në mesfushën e mbipopulluar nga Antonio Konte.

Koke: 19 minuta

Luajti vetëm kundër Turqisë, në sfidën që rezultoi fituese për Spanjën. Pas një sezoni shumë të mirë me Atletikon nuk pati mundësinë të tregonte veten me fanellën e kombëtares. Sigurisht që ai do të jetë një nga liderët e së ardhmes për Spanjën e tij, por në këtë Europian është e vështirë të flasësh.

Tiago: 26 minuta

Është e njëjta situatë si me Koken. Luan shumë pak minuta dhe nuk pati kohë për të demonstruar kualitetin e tij. Sigurisht që edhe ai mund të jetë një titullar i padiskutueshëm i Spanjës së të ardhmes.

607136651_CR_2661_1062170E34E8D3A63A532A9E467B22A0_3489

Silva: 334 minuta

Erdhi në Europian pas një sezoni me shumë dëmtime dhe nuk arriti asnjëherë nivelin e tij. Luan 30 minuta të shkëlqyera kundër Kroacisë duke na kujtuar Silvën e kohëve të arta, por ishte thjesht një mirazh. Në ndeshjet e tjera shfaqet shumë pak dhe nuk përbën rrezik për kundërshtarët.

Pedro: 17 minuta

Sjellja e tij nuk justifikohet. Hapi një çështje delikate kundër trajnerit pikërisht në një kompeticion kaq të rëndë- sishëm. Ai u grumbullua, edhe pse me Çelsin bëri një sezon të shëmtuar. Del Boske i besoi, por në fund rezultoi diçka e gabuar. Pas asaj që tha, duket se nuk do të ketë më vend te Spanja për të.

Nolito: 277 minuta

Mund të ishte surpriza e këtij Europiani, por shkëlqimi i tij zgjati vetëm 2 ndeshje. Kundër Çekisë dhe Turqisë luan mjaft mirë, por zhduket atëherë kur duhet të ishte më shumë prezent. Nuk e përballoi dot presionin e ndeshjeve të mëdha.

Vaskez: 20 minuta

Duhet të priste deri në ndeshjen e fundit kundër Italisë për të pasur minutat. I munguan minutat për të treguar vlerat e tij dhe formën e shkëlqyer me të cilin e mbylli kampionatin. Në të ardhmen mund të jetë një lojtar i rëndësishëm.

Morata: 289 minuta

Shënoi 3 gola, por sytë e gjithë Europës ishin tek ai. Të gjithë prisnin më shumë nga Morata. Momentin më të mirë e pati kundër Turqisë, ku arriti të shënonte 2 gola. Ndaj Italisë pati vetëm një rast të rrezikshëm, por Bufon e neutralizoi. Ai mungoi në momente shumë të rëndësishme për Spanjën. Golat e tij nuk iu deshën askujt, por Spanja e ka të ardhmen e ndritur në repartin e sulmit. Ai është një bazë e mirë për eliminatoret e ardhshme.

175945803-449d05c2-ee75-4a38-a5e2-c88cd032fbf7

Aduriz: 76 minuta

Ishte turneu i parë dhe sigurisht mund të jetë edhe i fundit me kombëtaren spanjolle. Në moshën 35-vjeçare arriti të bëhej pjesë e Europianit dhe do ta mbajë mend gjatë këtë kujtim të bukur. U aktivizua ndaj Turqisë dhe Italisë, por nuk pati fat sepse u dëmtua. Nuk ishte ai i Bilbaos, por kishte dëshirë për të nderuar fanellën.

Bartra, Bejerin, San Hoze

Asnjëri prej tyre nuk pati fatin të luante në këtë Europian, por trajneri i ardhshëm i "Furisë së Kuqe" duhet t'i ketë në vëmendje. Ata mund të jenë e ardhmja e Spanjës. Ishin të qetë, nuk krijuan asnjë polemikë. Shihet qartazi që janë duke pritur momentin e tyre për t'u aktivizuar dhe për të treguar vlerat.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama