Ragip Xhaka i ve vulen Taulanti nuk e tradheton Shqiperine

Ragip Xhaka i vë vulën: Taulanti nuk e tradhëton Shqipërinë

Xhaka kundër Xhakës. Kjo ka qenë tema kryesore e thuajse të gjitha mediave sportive ndërkombëtare në dy ditët e para të "Euro 2016", duke kaluar shpesh edhe interesimin për triumfin e Francës pretendente, apo ngjarjeve që ndodhën në Marsejë. Taulanti dhe Graniti dhanë maksimumin e tyre në fushën e "Stade Bollaert-Delelis", në një duel që do të mbetet në historinë e futbollit.

Familja Xhaka

Ndaj në vërshëllimën përfundimtare të Velasko Karbajo, pakkush është ndier më i lehtësuar sesa Ragip Xhaka, babai i dy mesfushorëve të ndarë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", pak minuta pas përfundimit të këtij dueli, ai është shfaqur shumë më i shpenguar se në javët dhe muajt e tensionuar që i kanë paraprirë sfidës. Krenar dhe i kënaqur me atë që pa në fushë nga djemtë e tij, por jo me rezultatin përfundimtar, Ragip Xhaka zgjodhi të tregojë për gazetën edhe një lajm që tifozët shqiptarë e kanë pritur me ankth prej shumë kohësh.

Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Switzerland's Granit Xhaka shakes hands with his brother Albania's Taulant Xhaka before the match REUTERS/Darren Staples Livepic

Z.Xhaka, mund të na tregoni tani se çfarë ndien babai Ragip?

Çfarë të them, ka qenë emocionuese. Të gjithë e dini që dëshira ime ka qenë që rezultati përfundimtar të ishte 1-1. Por ky rezultat ishte sot (të shtunën). Kënaqësia ime është që dy djemtë i kam në dy kombëtare, jam krenar për të dy. Kjo është e gjitha.

Si ju duk kjo përballje mes Taulantit dhe Granitit?

Emocionet janë të dyfishta, edhe si shqiptar, por edhe për Zvicrën. Emocionet ishin të hatashme edhe kur i pashë djemtë në fushë si kundërshtarë.

Megjithatë, nuk dolën me karton të kuq pas dy minutave, siç kishin planifikuar...

Të them të drejtën nuk iu dha mundësia, se do të kishin dalë të dy (qesh)...

Taulant+Xhaka+Albania+v+Switzerland+Group+_v4Wq83TZ6Jl

Pas përfundimit të kësaj përballjeje, vjen koha të flitet për një temë delikate: Kosovën. Nga njëra anë, Graniti ka deklaruar menjëherë se do të qëndrojë te Zvicra. Ndërkohë, Taulanti ka lënë gjithçka të hapur. A ka negociata për kalimin e tij te Kosova?

Është shumë herët të flitet për këtë çështje.

Por tifozët shqiptarë me të drejtë duan të dinë se si është situata dhe pse Taulanti po lë gjërat e hapura...

(Mendohet për pak çaste dhe pastaj i shkëlqejnë sytë) Taulanti e ka zgjedhur Shqipërinë dhe do të rrijë me Shqipërinë. Ai nuk do ta tradhtojë kurrë Shqipërinë.

Këtë po presin të gjithë...

Dhe kjo është e gjitha.

Ermal Kuka



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama