Kryeministri Edi Rama ka lançuar sot nisjen e aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike gjatë konferencës “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”. Rama është shprehur se vjedhja e energjisë do të ndëshkohet ashtu si çdo vjedhje tjetër, duke shtuar se operacioni që lançohet sot do ta kthejë energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike. Rama ka thënë gjithashtu se ky operacion do të ky operacion do të prekë shumë njerëz të cilët mund të mos e votojnë PS në zgjedhjet e ardhshme, por sipas kryeministrit detyra e tyrë është të udhëheqin dhe të mbajnë zotimet e bëra.
“Vjedhja e energjisë duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër. Ky veprim ka qenë i padënuar për 20 vite me radhë. Sot lancohet një operacion i cili do të kthejë faqen në këtë sektor, duke kthyer energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqenie dhe rritje ekonomike. Nuk kemi ardhur në qeveri për t’u rizgjedhur me çdo kusht, por të t’i dhënë zgjidhje probleme të këtij vendi. Synojmë qe Shqipëria të ndryshojë faqen, të kapërcejë tranzicionin, dhe të ketë mundësi zhvillimi,. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ne bashkëpunojmë me këtë humbje të vazhdueshme, apo me vjedhjet që i bëhen vendit. Energjia në 4 vitet e ardhshme do të jetë sektor fitimprurës. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë në shumë cmime dhe që dikush do na kthejë kurrizin dhe që dikush të na marrë mëri e mos na votojnë sepse detyra jonë është që të udhëheqim duke treguar të vërtetën dhe për të mbajtur zotimet tona duhet të bëjmë të gjitha operacionet. Se një i sëmurë me kancer si sektori energjetik nuk mund të ngrihet në këmbë sepse ndryshon mjeku apo spitalin sepse shpëtoi nga një spital që më shumë prodhonte më shumë dëshpërim se shpresë. Është një ilac i hidhur ky që ne kemi zgjedhur ne”, tha Rama
Rama deklaroi se vjedhësit e energjisë nuk do të përballen më me gjoba, por do të dënohen me 3 vjet burg, ndërsa për ata që bashkëpunojnë dënimi arrinë deri në 5 vjet heqje lirie.
“Për vjedhësit e energjisë nuk ka më gjobë, 3 vjet burg për kë vjedh energjinë dhe 5 vjet për ata që bashkëpunojmë për vjedhjen e energjisë elektrike. Dhe gjykatat e vendit duhet t’i zbatojnë këto ligje ashtu siç janë të shkruara. Zona Tiranë-Durrës, është aksi ku konsumohet më shumë energji, dhe nuk paguhet”, ka thënë Rama.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se vjedhja e energjisë nuk vjen si pasojë e varfërisë por për shkak të papërgjegjshmërisë.