Kryeministri i vendit, Edi Rama akuzoi opozitën për sulme të paskrupullta ndaj tij dhe qeverisë së re që ka vetëm 8 muaj në pushtet. Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, kreu i qeverisë theksoi se akuzat e lëshuara këto ditë nga opozita në drejtim të tij pas rënies së një avioni në Divjakë te cilen e cilesoi nje film, nje shfaqje te shpifur politike, janë ato të njerëzve që për 8 vjet me radhë e lanë vendin në një gropë të madhe dëshpëruese.
“Ju rrëfej çfarë di e kuptoj, po edhe ndiej, teksa një shfaqje e shpifur politike po luhet prej 3 ditësh. Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një profesionist italian, në ditën me diell, pasi fluturon aq sa për t’u pikasur nga njerëz, për t’u fotografuar e filmuar; një makinë e rastisur pikërisht aty plot me drogë. Piloti, një italian që s’kishte kaluar kurrë në atë rrugë, i ndodhur në pyllin e Divjakës. Një parti që deri dje ka qenë në pushtet lëshohet me tërbim kundër meje, qeverisë, opinionit publik pa asnjë skrupull, sens mase ndaj kohës që i duhet të vërtetës për të dalë, pa asnjë turp se pas këtyre akuzave mund të njolloset e gjithë Shqipëria. Lëshohet e gjithë lukunia e pushtetit që rrënoi shtetin 8 muaj më parë, që e zhyti vendin në krim, duke e lënë Shqipërinë në një gropë dëshpëruese”.
Rama deklaroi se ndjen vetem meshire per ata qe perpiqen ta lidhin ate personalisht me trafik droge ndersa shtoi se te lidhesh Shqipërinë e sotme apo edhe të djeshme me Kolumbinë e djeshme do të thotë të frymëzosh krimin dhe ata që nuk ia duan të mirën vendin tonë.
Kryeministri garantoi se lufta ndaj çdo lloj veprimtarie kriminale dhe veçanërisht trafikut të drogës do të intensifikohet dhe se reagimi i shtetit do të vijë duke u shtuar, ndërsa duke iu referuar Lazaratit Rama theksoi se droga që po kapet çdo ditë nga policia është mbjellë e pashqetësuar gjatë gjithe viteve te qeverisjes së djathtë.
“Lazarati as nuk u mboll me drogë në vjeshtën tonë të parë në qeveri, as prodhoi ndonjëherë vota për ne e as nuk u mor ndonjëherë në mbrojtje nga ne. Sasia e madhe e drogës është mbjellë rehat-rehat gjatë kohës së pushtetit të shkuar”.
Rama akuzoi opozitën se me akuzat e saj të paskrupullta ndaj policisë së shtetit, në përpjekjen për të ruajtur pushtetin e dikurshëm, duket se është po aq e interesuar sa krimi për të dëmtuar policinë po edhe imazhin e vendin ne nje kohe qe jemi afer qershorit dhe vendimit per statusin e vendit kandidat ne BE.
Sipas kryeministrit me veprimet e veta kjo opozite jo vetem qe nuk po kontribuon per et lene emrin e vet te mire ne kete moment te rendesishem per vendin, por perkundrazi ka per qellimi t’i prishi pune vendin per statusin kandidat.