Rama BSH institucioni me i besueshem per shqiptaret dhe nderkombetaret

banka

Tiranë, 30 Tetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të godinës së Bankës së Shqipërisë, e cilësoi këtë si një moment të bukur në historinë e kryeqytetit, pasi, siç tha ai, përmes këtij investimi të rëndësishëm, i shtohet një vlerë me rëndësi të madhe arkitektonike.

Kreu i qeverisë kërkoi që ky investim të mos konsiderohet si luks i tepruar, por investim i bërë në kohën dhe vendin e duhur.

"Ky investim mund të konsiderohet si luks i tepërt por, për sa më takon mua dhe për aq sa rëndësi ka ky institucion për vendin, nuk është luks i tepërt, por investim i bërë në kohën dhe vendin e duhur, për t'i dhënë mundësinë njerëzve që punojnë në këtë institucion, mundësinë për të patur rezultate në punën e tyre, në lartësinë e ambicieve të këtij institucioni", nënvizoi Rama.rama20

Në fjalën e tij, nuk mungoi vlerësimi për punën e bërë nga arkitektët, duke vënë në dukje ruajtjen me kujdes të vlerave historikë që mbart në stilin e saj godina e BSH.

"Kjo është godinë historike, me një brishtësi përballë çdo nevojë për ndërhyrje dhe transformim, ndaj jam i kënaqur dhe krenar që, modestisht, kam qenë pjesë e kësaj nisme, pasi si kryetar bashkie kam mikpritur në zyrën time ish Guvernatorin Fullani me arkitektët kur nisi ky projekt, dhe më tutje, ka qenë fat për mua të jem pjesë e projektit në vazhdim, transformimin e ngrehinës së hotel Dajtit në një tjetër pjesë të BSH".

bank4Kreu i qeverisë foli me nota të larta vlerësimi për punën BSH, duke e konsideruar atë si institucionin që gëzon besimin më të lartë si nga opinioni publik shqiptar ashtu edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

"Jam i bindur se BSH meriton konsideratën më të lartë për të gjithë punën që kryen, si një institucion që realisht ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe delikat, në momente aspak të lehta për vendin tonë dhe se deri sot ka provuar është institucioni që gëzon besimin më të madh që në opinionin publik, por edhe në institucionet financiare ndërkombëtare", vlerësoi Kryeministri Rama.

Për më shumë se 70 vjet, ndërtesa e Bankës së Shqipërisë ka strehuar brenda saj shumë prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit, si Banka e Shtetit, Ministria e Financave apo dhe si filial i B.K.T.-së për qytetin e Tiranës.

Projekti fitues, i cili vuri në zbatim edhe në praktikë, restaurimin e Bankes është realizuar nga arkitekti italian Marco Petreschi. Arkitekt Petreschi, mban titullin profesor dhe është Shef i Katedrës së Arkitekturës në Universitetin "La Sapienza" të Romës.banka3

Arkitekt Petreschi, përveç krijimtarisë së tij arkitekturore, është edhe një njohës i thellë i kulturës dhe traditës së arkitekturës italiane të epokës së racionalizmit, kur është realizuar projekti i Morpurgos. Qëllimi primar i këtij projekti është rikthimi në gjendjen fillestare (projekti origjinal) i ndërtesës.

Çdo ndryshim, shtesë ose ndërhyrje e realizuar nga viti 1938 e deri më sot do të eliminohet. Gjatë procesit të rikonstruksionit të ndërtesës, elementët e ndryshëm arkitekturorë (dyer, dritare, rifinitura të ndryshme) u rifreskuan, me restaurime ose edhe me zëvendësime, të cilat do t'i përkasin të njëjtin material, formë, teknologji, etj.

/b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama