Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën MAPO, e cila e ka shpallur atë Njeriun e Vitit. Revista del në treg në mesjavë, ndërkohë që e përditshmja me këtë emër ka publikuar pjesë nga intervista. Rama flet se përse nuk e ka angazhuar Ben Blushin.
“Asnjë arsye që lidhet personalisht me të apo me të tjera figura të spikatura të PS, thjesht ndërtuam një skuadër që mendoja se është skuadra e duhur për të qeverisur me cilësinë e duhur, dhe fatmirësisht, 100 ditët e para e provuan vlerën shumë pozitive të kësaj skuadre”.
I pyetur nëse ka bërë ndonjë gjë të mirë Berisha, Rama thotë: “Ka bërë mirë jo një, por disa gjëra në vitin e parë të herës së tij të dytë në krye të vendit, por edhe atyre u ra me shqelm si lopa kovës së qumështit të vet”.