Rama Do te pezullohen planet vendore deri pas 2015-es

Rama: Do te pezullohen planet vendore deri pas 2015-es

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, ka deklaruar se shkatërrimi i burimeve natyrore strategjike përgjatë këtyre viteve është një nga fenomenet më dramatike për Shqipërinë, ku përgjegjësit për këtë fakt kanë qenë njësitë vendore.

Sipas Ramës, nisma që do të ndërmarrë qeveria, së bashku me Këshillin Kombëtar të Territorit, është procesi i frenimit të këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do të sjellë ndarja e re administrative.

“Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona të burimeve strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore. Fokusimi nga njëra anë do jetë te pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim.

Nga ana tjetër, do të jetë te hapja e disa proceseve të reja brenda procesit të madh të ripërtëritjes, duke ndërhyrë në një rëndësi për zhvillimit e vendit tonë. Një vend është ai që cilësohet si vendim për harmonizimin instrumenteve vendore, si pasojë e ndarjes administrative”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu thekson se të gjitha planet vendore të miratuara deri më tani do të pezullohen, deri pas zgjedhjeve të vitit 2015. Ky vendim do të miratohet gjatë ditës së sotme nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

“Ky është një vendim qe do të merrej edhe pa ndarjen e re administrative në kushtet kur eksperienca tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjatë fushatës nga autoritete vendore të papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillimore dhe planet e detajuara vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015”, thekson kryeministri


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama