Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilëson rezultatin për zgjedhjet e Parlamentit Evropian mes të ardhmes dhe së shkuarës. Rama thekson shembullin e Italisë, ku partia e kryeministrit Italian, Matteo Renzi fitoi bindshëm zgjedhjet.
Ndryshe nga shumë vende të tjera të BE-së, zgjedhjet në Itali u fituan nga qendra e majtë.
“Europa mes të ardhmes e të shkuarës si asnjëherë tjetër. Shembulli i Renzit tregon se ka veç një rrugë kundër ekstremistëve: Ballë për ballë”, komenton Rama.
Partia Socialiste e Shqipërisë gjatë fushatës zgjedhore u bëri thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në Itali që të votojnë për partinë e Renzit, ndërsa shqiptarëve në vende të tjera të Evropës u rekomandoi votonin për Martin Schulz (Socialistët).