Rama Hetim privatizimit te OSHEE-se

Kryeministri-Edi-Rama-ne-konferencen-per-energjine-Foto-Albert-Myftaraj-I përditësuar-

TIRANË, 20 Tetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se pala shqiptare do të kërkojë një hetim penal me ekspertizë ndërkombëtare për atë që ka ndodhur në gjithë sistemin energjitik para marrëveshjes së nënshkruar me çekët.

"Ajo marrëveshje, që sot sulmohet në mënyrë të orkestruar për arsye që ne e dimë shumë mirë dhe jam i bindur që koha do ta provojë këtë, të shtyrë nga frika legjitime e atyre që duhet të përgjigjen për atë që i bënë sektorit energjetik, është një marrëveshje e negociuar jo në kulisa, as në zyrën e Kryeministrit, si pazaret e faktuara me dokumenta, që do të jenë pjesë e hetimit penal që ne do të kërkojmë me mbështetjen e ekspertizës ndërkombëtare, por u negociua në Vjenë me pjesëmarrjen e 15 personave nga qeveria shqiptare dhe me seanca të regjistruara", tha Rama.

Kryeministri theksoi se pala shqiptare nuk kishte asnjë mundësi të fitonte çështjen në Arbitrazh dhe e gjithë kjo falë veprimeve të kryera nga shteti shqiptar pas prishjes me kompaninë çeke.

"Privatizim tërësisht abuziv, të nisur të dështuar, ku qeveria hyri në një pazar të madh dhe për këtë arsye u bë ai privatizim dhe kur u prish pazari i madh bëri fajin e madh të ofensivës policore duke ekspozuar tërësisht shtetin shqiptarë përballë privatizuesve dhe duke e dënuar shtetin shqiptar si palë humbëse në çdo lloj gjykate", shtoi kryeministri.

Duke u ndalur në operacionin e qeverisë në sektorin energjitik, Rama tha se sektori energjitik do të bëhet në një kohë të arsyeshme një burim i madh fitimi për Shqipërinë, e cila mund të hyjë dhe në tregun ndërkombëtar. "Ja ku jemi sot, një vit më pas, me një arritje që flet vetë, një arritje që deri një vit më parë pakkush e besonte dhe shumëkush as nuk e imagjinonte. Sot një vit më pas, kjo arritje është prova se kriza e tmerrshme në të cilën ne gjetëm sektorin energjitik ishte pikërisht kriza e injorancës të thellë politike institucionale për shkak të politikës e institucioneve të marra peng", tha Rama.

Rimëkëmbja e këtij sektori, të cilin tha ai, e gjetëm me borxhe në shumën e 1 miliardë dollarëve ishte kusht nga partnerët tanë financiarë ndërkombëtarë për të investuar. Këto institucione financiare ndërkombëtare refuzonin të financonin Shqipërinë për shkak të borxheve e reformave të munguara. "Ishte Banka Botërore që kërkoi zgjidhje sa më parë të problemit me kompaninë çeke CEZ", u shpreh Kryeministri.

Rama infomoi se jemi në rrugën e duhur për të ulur TVSH-në, për t'u kthyer konsumatorëve gjithë atë kontribut të madh që dhanë e vazhdojnë të japin duke u përëfshirë në sistem. Duke folur për shifrat, Kryeministri Rama tha se kjo ripërtëritje financiare është një ripërtëritje që do t'u kthehet në shërbim konsumatorëve. Kreu i qeverisë, Rama tha se çmimi i energjisë elektrike u ul, dhe kjo tregohet qartë nga faturat që shkojnë tek çdo qytetar.

Gjiknuri: Falë reformës së ndërmarrë nga qeveria, sektori energjetik u rimëkëmb

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri vuri në dukje se falë reformës së ndërmarrë nga qeveria, sektori energjetik u rimëkëmb. Kreu i MEI-t tha se falë kësaj reforme investitorë të huaj po tregojnë interes për të investuar në Shqipëri. "Pa investime ky sektor jo vetën nuk përmirësohet, por nuk mund të mbahet as në këmbë", deklaroi Gjiknuri. Për rimëkëmbjen e këtij sektori, ministri informoi se ka një plan të mirëdakordësuar edhe me Bankën Botërore.

Jemi të sigurt, tha ai, se brenda 4 vitesh do të realizojmë objektivat e vendosura. "Krijimi i një tregu të vërtetë energjetik dhe bursës së energjisë janë objetkivat tanë për të ardhmen", deklaroi Gjiknuri.

Tahiri: Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike si një qasje shtetformuese

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka quajtur aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike si një qasje shtetformuese. Ai tha se ekipet e përbashkëta OSHEE- Polici kanë kryer mbi 164 mijë aksione, ku kanë evidentuar 2826 raste të vjedhjes së energjisë me 1210 persona të arrestuar.

Saimir Tahiri tek mbledhja per energjine"Sot që flasim ekipet e përbashkëta të punës të OSHEE-së dhe policisë kanë dëshmuar se lufta kundër Shqipërisë informale mund të ketë sukses", tha Tahiri. Sipas tij, çdo ditë kanë operuar në terren 145 grupe të përbashkëta, me mbi 164 mijë aksione të ekipeve të përbashkëta të OSHEE-së dhe policisë, duke evidentuar mbi 2826 raste të vjedhjes së energjisë, me 1210 të arrestuar, 825 në kërkim dhe 842 në gjendje të lirë, nga të cilat 65 punonjës të OSHEE-së, të identifikuar për implikim dhe punonjës policie që ose vidhnin vetë ose ndihmonin në vjedhjen e energjisë elektrike.

"Aksioni i parë që konfirmoi vetëdijen shtetformuese të qeverisë tonë kundër Shqipërisë informale që është armiku më i madh i qytetarëve të ndershëm", tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Aksione të tilla, tha ai, si ai i informalitetit, ndërtimeve pa leje etj., e kanë bërë Shqipërinë një vend më të sigurtë se më parë.

Çela: OSHEE bilanc pozitiv për herë të parë në 2015

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi sot se falë reformës së ndërmarrë nga qeveria është bërë e mundur ulja drastike e humbjeve si dhe rritja e arkëtime.

Gjatë konferencës në kuadër të aksionit 1 vjeçar të qeverisë kundër vjedhjes së energjisë, Çela tha se për herë të parë kompania nuk është barrë mbi buxhetin e shtetit.

Në fund të vitit 2014, kompania regjistroi bilanc negativ prej -38 miliard lekësh, ndërsa në fund të këtij viti kompania llogarit për herë të parë një bilanc pozitiv prej 10 milionë lekësh.

Treguesit statistikore tha ai, e dëshmojnë më qartë atë ç'ka ka ndodhur me sektorin energjitik në tërësi dhe kompaninë e shpërndarjes në veçanti.

Në 9-mujorin e vitit 2015 janë arkëtuar 500 milion doCELA-350x197llarë. Thënë ndryshe, janë 150 milion më shumë se një vit më parë dhe 200 milion më shumë se në vitin 2013. Përqindja e arkëtimit në raport me faturimin në vitin 2013 ishte në vlerën 77.6% ndërsa këtë vit ajo arrin në 112%. Në dy vitet e fundit janë arkëtuar 99.5 miliard lekë ku 1/3 e tyre i përkasin borxheve të vjetra. Dy vjet më parë, arkëtimi i faturës korente ishte në masën 66.5% ndërsa aktualisht ai arrin në 83.3%", deklaroi Çela.

Kompania, tha ai, është treguar e vendosur edhe në drejtim të reduktimit të nivelit të humbjeve." Efekti i uljes së humbjeve në dy vitet e fundit ka kursyer 53 milion euro duke reduktuar shpenzimet për importin e energjisë. Nëse në vitin 2013 humbjet e 9-mujorit ishin 43.4%, këtë vit ato kanë zbritur në 31.1%. Muaji shtator ishte një rekord historik ndërsa humbjet u ulën në 25%", tha Çela.

Kjo qasje fleksibël e kompanisë, vijoi Çela, u krijoi mundësinë mbi 358 mijë qytetarëve të firmosin aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve me këste.

"Mbi 200 mijë abonentë përfituan ulje me 80% të kamatës, 129 mijë zgjodhën ta paguajnë borxhin me këste 2500 lekë/muaj ndërsa 28 mijë familjarë në skemën e ndihmës ekonomike përfituan nga këstet me 1000 lekë/muaj. Janë 200 mijë abonentë që sëbashku kanë përfituar 40 milion USD zbritje të kamatvonesave si rezultat i zbatimit të kësaj skeme lehtësuese", u shpreh ai.
Ai informoi edhe mbi skemat e tjera të ofruara nga OSHEE pak ditë më parë. Një e tillë, tha ai, është e vlefshme edhe për biznesin të cilit tanimë i reduktohet kamata me 50% nëse paguan njëherësh gjithë detyrimin. "Për familjarët, kamata reduktohet me 70% nëse e paguan direkt detyrimin dhe 50% nëse e shlyen brenda 6 muajve nga lidhja e aktmarrëveshjes", bëri të ditur Çela.

Shtimi i kontrolleve dhe verifikimeve në terren ka çuar në regjistrimin e 33 mijë kontratave të reja vetëm gjatë vitit 2015. Njerëz që konsumonin energji por deri dje nuk njiheshin fare nga sistemi.

Në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, Çela theksoi se gjatë vitit 2015 janë investuar më shumë se sa u investua në 6 vite të marra së bashku. /a.gjonaj/ /m.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama