Rama Holanda i tha PO statusit te vendit kandidat per Shqiperine

Rama: Holanda i tha PO statusit te vendit kandidat per Shqiperine

Në seancën plenare të radhës, kryeministri Edi Rama njoftoi se “Parlamenti Holandez ka kaluar mandatin për ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin që t’i thonë PO statusit kandidat të Shqipërisë”.
Një ditë më parë, nga Berlini, zoti Rama theksoi se Shqipëria tashmë i ka përbmushur detyrat e shtëpisë, vendosur nga Europa për ta marrë statusin e vendit kandidat. “Ne e kemi kaluar testin edhe pse unë besoj se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat që në dhjetor dhe se mosmarrja e statusit kandidat nuk i solli ndonjë gjë të mirë as Shqipërisë, as rajonit dhe as Evropës apo procesit të përgjithshëm të përparimit europian”, deklaroi Rama. 

 

Duke folur në Fondacionin “Friedrich Ebert”, Rama e cilësoi statusin si një “pilulë antidepresive” për shoqëritë që aspirojnë t’i bashkohen familjes europiane. “Statusi i vendit kandidat është diçka krejtësisht ndryshe nga anëtarësimi në BE, por është gjithashtu diçka që nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me negociatat. Statusi i kandidatit është një lloj pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE dhe madje, as të hapin negociatat”, tha Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama