Rama I pamundur organizimi i sotem ne Parkun e Kryeministrise

Edi-RamaTIRANË, 11 Tetor/ ATSH/.- Kryeministri Edi Rama tha sot se eshte i pamundur organizimi për të parë ndeshjen Armeni-Shqipëri në Parkun e Kryeministrisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

"Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm i pamundur organizimi i sotëm në Parkun e Kryeministrisë:-( Qofte bereqet per Kuqezinjte:-)?#?ForcaShqipëria", tha kryeministri Rama në Facebook.

Sot në orën 18:00 në kryeqytetin e Armenise, Erevan, do te luhet ndeshja Armeni- Shqiperi, e fundit per eliminatoret e Euro 2016. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama