Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS tha se Ish-minstra dhe ish-zyrtarë shumë të lartë shumë shpejt do të paraqiten në prokurori për hetime. Sipas kryeministrit Rama edhe pse duhet një përmirësim i legjislacionit për të forcuar shtetin e së drejtës, sipas tij nuk e ka penguar ligji prokurornië lidhur me çështje që qeveria ia ka vënë në dispozicion.
"Kur flasim për korrupsionin duhet një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës, dhe ne nuk e kemi, prandaj duhet një reformë në këtë sistem drejtësie. Ka filluar puna për hartimin e kësaj reforme, ndërkohë nuk janë ligjet që e kanë penguar prokurorinë lidhur me çështje që ja kemi vënë në dispozicion fare të qarta. Janë çështje që lidhen me zyrtarë të lartë dhe shumë të lartë, dhe me korrupsion. Të tjerë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë do të paraqiten në prokurori për hetime. Sigurisht volumi është i madh por ne nuk do të shmangemi."