Partia Socialiste nis nga Korça ciklin e takimeve nën sloganin "Të pastrojmë Shqipërinë"
TIRANË 7 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Partia Socialiste ka nisur sot nga qyteti i Korçës një cikël takimesh nën sloganin "Të pastrojmë Shqipërinë", ku përfaqësues të qeverisë do të paraqesin përpara qytetarëve rezultatet e punës së qeverisë.
Kryetari i PS dhe Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se, ky cikël takimesh vjen pasi është bërë një punë e madhe në fazën e parë duke na mundësar që këtë punë në fazën e dytë ta bëjmë të hapur, duke kthyer çdo strukturë të PS në një media".
Sot, tha Rama, "jemi në një moment kyç të mandatit tonë qeverisës, por edhe të rrugës së vendit nga fillimi i përpjekjes për të ndërtuar një shtet funksional deri më sot".
"Kemi pasur kurajon të ndërmarrim disa reforma që të tjerët asnjëherë nuk e gjetën", tha Kryeministri duke shtuar se, "jemi në kushtet kur reformat janë në proces dhe operacioni të thellë në një organizëm të sfilitur dhe gunjëzuar nga një kancer i përhapur në çdo pjesë të tij".
Dy vjet më parë, vijoi kreu i ekzekutivit, "ishim në një fushatë ku kudo kryefjala ishte krimi. Kishim një situatë krimi që sot shumëkush mund edhe ta ketë harruar. Sot kemi absolutisht të drejtë të themi që e rilindëm Policinë e Shtetit. E rikthyem në krye të detyrës. E rivumë në shërbim të vendit, qytetarëve. Gjatë këtij viti kemi mesatarisht 50% më pak vrasje sesa krahsuar me çdo vit të tranzicionit. Por ama kemi ende punë për ta pastruar më tej Shqiëprinë nga krimi, veprimtaritë kriminale në të gjitha aspektet".
Duke folur për ekonominë, Kryeministri tha se, "dy vjet më parë morëm një ekonomi që ishte në buzë të humnerës dhe e kërcënuar nga një shpërbërje fiananciare dhe nga kolapsi energjitik. Një vend me një borxh shumë të lartë, por edhe me një borxh të fshehur 720 milionë dollarë që kishte bllokuar ekonominë, pasi qeveria ua kishte marrë kompanive dhe nuk ua kthente. Ndryshuam të fashmen taskën e sheshtë që ishte zhvatje e të dobtëve".
Ndërsa duke folur për arsimin, Rama tha se, "në arsim ishim në një tjetër situatë dramatike, edhe pse më e pandjeshme pasi fëmijët shkonin në shkollë. Por, në çfarë shkolle dhe Universitetesh shkonin. 18 piramida që jepnin diploma pa vlerë. Por me çfarë tekstesh mësonin fëmijët. Kemi ndërruar tekstet ku kemi shpëtuar fëmijët, mësuesit, prindërit nga një xhungël tekstes që s'kishte lidhje me standardet. Kishim një sistem ku dihej se nuk bëheshe dot mësues pa një teser. Sot nuk jemi në kushtet ku të themi që gjithçka është rozë. Nuk jemi ende aty ku me siguri do të jemi një ditë, në procesin e mbledhjes së fryteve të këtij reformimi".
Për reformën në në Drejtësi, Kryeministri Rama tha se, "jemi në një fazë kyçe. Po presim opinonin e Komisionit të Venecias dhe jam i bindur se reforma në drejtësi do të sjellë për ekonominë atë që solli reforma për energjinë apo lufta kundër informalitetit".
"Rruga e reformave është e vetmja rrugë, të tjerat janë përralla. Asnjë vend nuk është ndërtuar duke gënjyer vetveten siç e ka gënjyer vetveten ky vend. Me idenë se këtu do bëhet më mirë nesër nëse sot nuk pranojmë asnjë sakrificë nuk ecet asnjë ditë përpara", tha Rama.
Peleshi: Shqipëria e gjeneratës tjetër, vizioni që udhëheq punën e qeverisë
Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi në fjalën e tij theksoi se ky cikël takimesh vjen pasi, "shpesh debati poltik rrëshket në batakun e interesave të ditës. Kemi një opozitë, e cila ka bërë zgjedhjen e rrugës së pragmatizmit politik të ditës dhe jo ofrimin e alternativës së vet të munguar".
"Shqipëria e gjeneratës tjetër është një vizion që çdo ditë udhëheq punën e qeverisë shqiptare. Por më parë se të arrijmë atje është një Shqipëri normale dhe kjo është një Shqipëri më e pastër nga informaliteti, nga paligjshmëria", tha Peleshi.
Sipas tij, puna e qeverisë ka pasur synim ndërtimin e një mentaliteti të ri. "Kemi nevojë të bëjmë pjesë të forumeve të PS, sfidat dhe interesin e shqiptarëve. Sot po përhapim këtë slogan për një Shqipëri më të pastër nga informaliteti, ndaj jemi të vendosur t'i shkojmë deri në fund kësaj lufte", tha Peleshi, duke shtuar se, rezultatet e reformave si ajo e energjisë apo arsimit janë mjaft inkurajuese për të vijuar me të njëjtën rrugë edhe në luftën kundër informalitetit.
Zv/kryeministri Peleshi theksoi se, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve synon transformimin urban dhe për t'i dhënë vlerë parasë dhe investimit me paratë publike. Ai përmendi disa prej projekteve kryesore të investuara në qytetet e Shqipërisë përmes Rilindjes Urbane.
Duke four për reformën territoriale, Zv/ kryeminstri theksoi se, "Kemi sot mundësi të financojmë projekte përmes një partneriteti të munguar më parë, partneriteti urban-rural, që do të sjellë nj zhvillim të ri. Së shpejti do të bëjmë të njohur një reformë të re të zhvillimit rural. Shqipëria nuk do të jetë më e ndarë në 12 qarqe, por do të ketë ndarje në 4 rajone".
Balla: Në 2016-n, 120 milionë dollarë investime në infrastrukturën vaditëse
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në forumin "Të pastrojmë Shqipërinë" u shpreh se viti 2016 do të jetë viti ku pjesa dërrmuese e kanaleve vaditëse do të rrimarrin vëmendjen përmes partneritetit të qeverisë qëndrore dhe vendore
Deputeti Balla theksoi se do të investohen 120 milionë dollarë vetëm në infrastrukturën vaditëse.
Balla tha se mesazhin pozitiv të reformave duhet ta ndajmë me çdo qytetar të Shqipërisë, pasi "është e rëndësishme të ruajmë të njëjtin nivel komunikimi që kemi pasur gjithmonë".
"Një gjë që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se qeveria që iku nuk kishte paguar as rrogat e punonjësve të policisë dhe qeveria jonë iu desh të përballej me larjen e borxheve të qeverisë së kaluar. Vetëm për 2014 na u desh të shlyenim 340 milionë dollarë borxhe të trashëguara nga qeveria e PD-së", tha Taulant Balla.
(vijon)
/f.n/