Rama Kjo Kombetare ne majen e historise se futbollit shqiptar

dTIRANË, 9 Tetor/ATSH/.- "Shkon apo nuk shkon në Francë, kjo Kombëtare është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar", deklaroi të premten Kryeministri Edi Rama, ndërsa ftoi sportdashësit që të bashkohen të dielën në Parkun e Kryeministrisë, për të ndjekur ndeshjen me Armeninë.

"Me kuqezinjtë në sprovën e (para) fundit", shkruan Rama në Facebook, duke sqaruar se "është e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër".

"Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri së bashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë por aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit. Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar", shprehet Kryeministri.

Kush është kuqezi i vërtetë, sipas tij, Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. "Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar", përfundon Rama postimin e tij./m.m/?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama