Pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar dje praninë e një vajze 5-vjeçare për disa orë në mjediset e komisariatit numë 3, e cila sipas MB-së ka qenë aty me kërkesë të nënës së saj që po merrej në pyetje për një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama e ka cilësuar një krim futjen n qeli të një fëmijë të mitur, por nga ana tjetër ka akuzuar opozitën se po bën politikë duke sajuar monstruozitete të tilla.
“Të fusësh në qeli një fëmijë është një krim, por të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?!”, – shkruan Rama.