Rama-Leung Chun-Ying Te nxisim bashkepunimin ne tregti e turizem

Takim-me-Guvernatorin-e-Hong-Kongut-3Tiranë 28 Tetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama, përsëriti kërkesën për investitorët kinezë për të qenë më prezent në vendin tonë, gjatë një takimi që zhvilloi sot me Guvernatorin e Hong Kongut, Leung Chun-Ying, në rezidencën e qeverisë.

Ndërsa theksoi nevojën e rritjes se shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, Rama nënvizoi bukuritë natyrore të Shqipërisë, pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës, për çdo sipërmarrës që ka interes të investojë në vendin tonë.

Nga ana e tij, Guvernatori Leung Chun-Ying, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.Takim-me-Guvernatorin-e-Hong-Kongut-1

Nga dita e djeshme, Kryeministri ndodhet në Hong-Kong, në kuadër të një vizite tre ditore.

Një ditë më parë ai mori pjesë në forumin ekonomik ku u prezantoi sipërmarrësve të Hong-Kongut avantazhet që ofron vendi ynë për investitime. /b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama