Rama Me kete drejtesi qe kemi ta shohim me dylbi anetaresimin ne BE

Rama: Me kete drejtesi qe kemi, ta shohim me dylbi anetaresimin ne BE

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste sot, kryeministri Rama kritikoi fort sistemin e drejtësisë duke thënë se me këtë sistem, anëtarësimi në BE është tepër i vështirë. Një vit pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, grupi i Partisë Socialiste, u mblodh për të diskutuar mbi arritjet e deritanishme të qeverisë.  Kryeministri Edi Rama deklaroi se falë punëve të mira të kësaj qeverie, shpresat për rilindjen jo vetëm nuk janë fikur, por janë forcuar edhe më tej. Nën rrjedhën e deklaratës mbi statusin e BE-së, Rama kritikoi sistemin e drejtësisë, duke thënë se askush nuk na toleron dot me këtë sistem drejtësie që kemi:

“Me këtë drejtësi, Shqipëria nuk e shikon as me dylbi anëtarësimin në BE. Askush nuk na toleron dot me këtë sistem drejtësie që kemi”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri duke iu referuar operacionit të policisë në Lazarat, përgëzoi policinë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Rama vlerësoi punën e ministrit:

 

“I ka sjellë një vlerë të shtuar qeverisë dhe Partisë Socialiste”, tha kryeministri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama