Tiranë, 9 Nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në takim sot me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe shoqatat e biznesit në kuadër të luftës kundër informalitetit, i parapriu prezantimit të raportit të FMN nesër në Tiranë dhe deklaroi se viti 2016 nuk do të sjellë asnjë rritje taksash.
Duke iu referuar fazës së negociatave me institucionin financiar më të lartë ndërkombëtar, Rama tha se "për hërë të parë Shqipëria ishte në një pozicion të farvorshëm besimi, kjo pasi kemi krijuar besimin që, bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë, dhe kjo na krijon kushtet dhe na jep mundësinë për të vazhduar më tutje. Nuk jemi ende në momentin kur mund të flasim për rezultate përfundimtare por, mund të themi që ja çfarë bëmë dhe ja ku do të mbërrijme, pikërisht se po bëjmë gjërat që po bëjmë".
vijon /a.g/....