Rama Nuk ka patur presion politik per zgjidhjen e konfliktit me CEZ marreveshja i hapi rruge investimeve

12178275_985278234849432_79604319_n-Kryeministri Edi Rama, gjatë emisionit 'Opinion'-

TIRANË, 22 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje se marrëveshja me CEZ shpërndarje i ka shpëtuar Shqipërisë 802 milion euro.

Gjatë emisionit televiziv "Opinion", Rama, u shpreh se ajo marrëveshje i ka shpëtuar vendin shumë më shumë se çfarë do të ndodhte pa marrëveshje.

"Nëse ka një aspekt të pakontestueshëm për standardet ligjore është pjesa e negociatave dhe zgjidhja me marrëveshje e konfliktit. Nëse nuk do arrihej kjo marrëveshje, atëherë CEZ kishte të drejtën të pretendonte 500 mijë euro nga borxhet që i kishin kompanisë të tretë, 200 milionë euro nga asetet, 102 milionë euro borxhe të tjera për privatizimin pra 802 milionë euro pa hyrë në të tjera. Marrëveshja është bërë në Vienë brenda ligjeve, dhe nën vëzhgimin e Komunitetit të Energjisë. Nuk ka pasur asnjë presion politik që ka përcaktuar zgjidhjen e këtij konflikti", tha Rama.

Ai shtoi se ka qenë një negociatë e shkëlqyer. Shteti përzuri kompaninë, vendosi një administrator të vetëm, dhe qeveria e mëparshme nuk mori fare mundimin të shpronësojë këtë kompani, pra ka vendosur një administrator në vend të pronarit dhe këtu pronarit në çdo gjykatë Europiane do kishte dalë me fitimi", theksoi Rama.

Duke vijuar në diskutimet e çështjes CEZ, Rama tha se pas marrëveshjes janë arritur rezultate konkrete. "Kemi arritur që në 9-mujorin e parë të këtij viti të kemi 503 milionë dollarë të ardhura në krahasim me 297 milionë dollarë të 2013.Ne e gjetëm me 1 miliard dollarë borxhe. Këta që kanë bërë gjithë këto gropa, kthehen nga të akuzuar në akuzues. Ne kemi regjistruar 358 mijë e 361 konsumatorëve në kontrata të reja, ç'ka do sjellë ripërtëritjen e rrjetit, që është i amortizuar", sqaroi shefi i qeverisë.

"Veç këtyre të ardhura 273 milionë euro janë siguruar nga kreditë e buta për të investuar në sektor si rezultat i besimit të rritur, 23 milionë euro të tjera janë nga donatorët, pra Bashkimi Europian dhe donator të tjerë, si mund ti fali para kur ky vend vjedh", ironizoi Rama.

/a.g/ vijon...


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama