Tiranë, 3 Nëntor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën kombëtare "Profesionet më të kërkuara në tregun e punës", deklaroi se vonesa mbi 20 vjeçare e investimit në arsimin profesional, ka rezultuar të jetë një ndër tre pengesat kryesore që investitorët e huaj të jenë të pranishëm në vendin tonë.
Bazuar në të dhënat e një anketimi që një grup kompanish të huaja ka zhvilluar në vendin tonë, Rama tha se "pengesë kryesore për të investuar në Shqipëri nuk është sistemi fiskal, por sistemi i drejtësisë, krahu i punës i pakualifikuar dhe titujt e pronësisë". Prandaj tha ai, përpjekjet dy vjeçare janë të orientuara qartazi në këto tre drejtime, në mënyrë që të rritet prania e investimeve të huaja në vend.
Duke kontretizuar përpjkjet e qeverisë së tij, Rama deklaroi se po krijohen mundësitë alternative për të gjithë ata të rinjë që nuk ndjekin universitetin, duke çelur një korsi zanatesh.
Ai u shpreh i vetëdijshëm se qeveria ka shumë për të punuar në këtë drejtim, pasi, në një kohë kur vendi ynë ka numrin më të madh të juristëve për metër katror në planet, tregut të punës i mungojnë profesionistë si elektriçist, hidraulik, marangoz etj...
Marrjen e modelit gjerman si pikë referimi për ngritjen e një sistemi të mirëfilltë të arsimit porfesional në Shqipëri, Rama e cilësoi si një sfidë shumë të madhe, por siç tha ai, vetëm një vit pas fillimit të këtij procesi reformues, të dhënat e para janë mjaft inkurajuese.
"Vetëm në një është dyfishuar numri i djemve dhe vajzave të regjistruara në shkollat profesionale dhe në bazë të statistikave ata që kanë mbaruar një shkollë profesionale, janë njësoj të kërkuar në tregun e punës si ata që kanë mbaruar një universitet", vuri në dukje kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij në këtë konferencë.
Hoffman: Strategji të mirëfilltë për zhvillimin me ritme më të shpejta të formimit profesional
Në aktivitetin e organizuar ditën e sotme, në kuadër të orientimit të të rinjve drejtë arsimit profesional, mori pjesë edhe Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman dhe eksperti gjerman Jurgen Hollstein.
Hoffmann, foli për domosdoshmërinë e krijimit të një strategjie të mirëfilltë për zhvillimin me ritme më të shpejta të formimit profesional në vendin tonë.
Sipas tij, është me rëndësi themelore që këtë përgjegjësi ta marrë përsipër vet qeveria shqiptare duke përfshirë këtu dhe finacimin, pa përjashtuar dhe asistencën e donatorëve të huaj, ç'ka e rrit besimin e çdo prindi që përzgjedh për fëmijët e tij këtë rrugë edukimi.
Ambasadori sugjeroi për kompanitë, t'u mundësojnë punonjësve të tyre, trajnime profesionale duke mos u ndërprerë trajtimin financiar. Gjithashtu për Hoffmann, tha se është me rëndësi vijimësia e formimit profesional deri në nivelet akademike.
"Mendoj se është e drejtë të të thuhet se suksesi i Gjermani, Austri, Zvicër ka të bëjë me dispobueshnërinë e forcës së punës së trajnuar. Në fakt, është një fuqi punëtore e trajnuar edhe në nivel të profesionave dhe zanatave. Kemi nevojë për njerëz me profesione. Kjo përfshin aftësi të tilla si aftësi për kamarierë, ndërtues, elektricistë, punonjës bujqësi etj por edhe për teknikë dhe ndihmës në fushën e mjekësi. Ajo çka është e rëndësishme eshte që këto profesione të lidhen me tregun e punës. Më lejoni të them që njerëzit e trajnuar krijojnë më shumë pasuri dhe do të jenë faktorë të kohezionit social dhe stabilitetit politik", nënvizoi Hoffman.
Eksperti Jurgen Hollstein e vuri theksin tek ndërthurja e arsimit profesional me studimet e larta, ose si quhet ndryshe sistemi dual.
"Mendoj se qëllimi nuk është që ne t'i vëmë në kundërvënie me njëra-tjetrën studimet e larta me arsimin profesional. Modeli i fundit që po aplikohet gjithnjë e më shumë në Gjermani është studimi dual dhe këtu bëhet fjalë për të ndërthurur me njëra-tjetrën studimin me formimin profesional", nënvizoi ai.
Kjo konferencë vjen në vazhdimësi të një konference të parë mbi këtë temë në vitin 2013 dhe u drejtohet kryesisht punëdhënësve dhe përfaqësuesve të politikave ekonomike dhe arsimore. Qëllimi është nxitja e një bashkëpunim më intensiv mes ekonomisë dhe shkollës, mes arsimit dhe tregut të punës. /b.k/ /z.t/ /a.g/