Rama Po me videon e aktorit cpaten?

Rama: Po me videon e aktorit c'paten?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PD-së Arben Ristani. Me anë të një statusi në FB Rama ka thumbuar Pd-në duke thënë se po e fundos budallallëku.

“Vajmedet PD. Po me videon e aktorit të talentuar të Portokallisë çfarë ka xhanëm partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku”, ka shkruajtur Rama në FB. Më herët Ristani kishte akuzuar Ramën se po përpiqet t’i imponohet drejtësisë.

“Edi Rama dhe Ilir Meta po përpiqen të mbyllin hetimin dhe të fshehin të vërtetën duke dërguar estradën në dyert e prokurorisë”, tha sekretari i PD-së.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama