Rama Puna e sotme percakton fatin e 25 viteve te ardhshme

Rama ne LezheLEZHE, 13 Nëntor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin me temë "Të pastrojmë Shqipërinë" që u mbajt të premten pasdite në Lezhë, vlerësoi se e ardhmja e gjeneratës së 25 viteve të ardhshme, varet nga ajo ç'ka po bëhet sot, duke iu referuar procesit reformues të disa prej sektorëve më të rëndësishëm të shtetbërjes.

I përqendruar në pozicionin e kreut të PS-së, Rama theksoi se "Partia Socialiste ka në dorë fatin se si do të jetë Shqipëria e 25 viteve të ardhshme, pasi kemi marrë një besim të madh për të qenë garanci, së pari për gjeneratën tjetër."

Për kryeministrin, klasa politike e pas '90-ës është tejet e vonuar në përmbushjen e reformave që sipas tij, duheshin përbyllur shume vite më parë.

Duke vënë në dukje arritjet e deritanishme të maxhorancës qeverisëse si inciatore e proceseve reformuese, Rama renditi një sërë reformash tashmë të startuara në sektorët më jetik në vend.

"Jemi në kushtet kur shpëtuam vendin nga epidemia e ndërtimeve pa leje. Jemi në kushtet kur duhet të përballemi me dhjetra mijëra të "gjymtuar" nga një sistem arsimor fals. Jemi në kushtet kur kemi ende problem madhor titujt e pronësisë", evidentoi Rama.

Gjithashtu, Rama foli edhe për realitetin në të cilin e mori vendin për ta drejtuar dy vite më parë. "Çdo sektor ishte i kapur nga kanceri. Energjia, si burim kryesor i fitimit për të gjithë popullin shqiptar, qe kthyer në problemin me të madh të shqiptarëve dhe vet shtetit. Gjetëm një vend me një ushtri të papunësh me diploma të dala nga një sistem arsimor paramidal, larg nevojave që imponon tregu i punës", vuri në dukje ai.

Përvec arritjeve, sipas tij transformuese në sektorin e shëndetësisë, Kryeministri veçoi si arritje të qeverisjes dy vjeçare edhe heqjen e taksës së sheshtë, ç'ka coi në rritjen të rrogave në masën 7.5 %.

Nikolla: Arsimi cilësor, kryefjalë e punës sonë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se në dy vite, qeveria Rama ka frymëzuar një model të ri të punës, transparencën dhe gjithëpërfshirjen.

Duke folur për reformat e ndërmarra në dikasterin që ajo drejton, gjatë konferencës "Ta pastrojmë Shqipërinë", organizuar në Lezhë si pjesë e turit të ndërmarrë prej ditësh nga Partia Socialiste, Ministrja Nikolla tha se ka ardhur momenti për tu ballafaquar me rezultatet.

"Jam këtu për të dhënë llogari për punën e bërë deri më tani. Kemi ngritur një sistem solid në drejtësi për shumë breza. Reformat i kemi bërë gjithëpërfshirëse, një model i ri i futur nga Edi Rama. Një model që po pastron Shqipërinë nga modeli i vjetër që ishte para 2013-ës. Unë ju drejtohem ju, familjeve tuaja, për të cilët për shkak të një sistemi jo të mirë kemi shumë për të bërë. Kryefjalë e jona është arsimi cilësor, që vlerëson më të mirët.", tha Nikolla.

Sipas saj, gjatë këtyre dy viteve, janë vlerësuar 777 000 fëmijë me dije të deformuara për të cilët kemi ndërmarrë masa për të përmirësuar këtë deformim. 4000 mësues, tha Nikolla, janë gjetur pa arsimin përkatës. Kemi bërë trajnime për të përmirësuar edhe këtë situatë. Kemi marrë masa që të gjithë të kenë librat përkatës".

"Kemi marrë masa për kushte më të mira në shkolla", vijoi Nikolla.

Sipas saj, janë ndërmarrë masa që fëmijët me ndihmë ekonomike, me probleme të theksuara shoqërore, apo shëndetësore, të cilët nuk mund të ndiqnin shkollën, sot janë më parën dijes.

"Ne, tha Ministrja Nikolla, kemi mundësuar e provime maturës shtetërore mbi bazën e meritës. Për 1734 shkolla realitet karta e performancës". /b.k/ /a.f/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama