TIRANË, 30 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore se reforma territorale ishte rruga e duhur për të çelur një kapitull të ri në modernizimin e shtetit shqiptar dhe ne organizimin e strukturave të këtij shteti në funksion të qytetarëve.
"Tashmë u provua ajo që ne kemi thënë që në nisje, kur ndërmorrëm këtë reformë historike për organizimin e shtetit shqiptar. Kjo reformë u aplikua dhe u përshtat në terren në një kohë rekord. Vizioni ynë nuk lidhje me asnjë interes palësh dhe nuk nxitej nga asnjë nevojë e brendshme për të bërë që një palë të dominonte mbi një palë tjetër", tha Rama.
Kjo reformë, vijoi Kryeministri, "ishte në këndvështrimin tonë e vetmja rrugë dhe madje shumë e vonuar për të çelur një kapitull të ri në modernizimin e shtetit shqiptar dhe organizmin e strukturave të këtij shteti në funksion të qytetarëve".
Sot, nënvizoi Rama, "jemi dëshmitarë se me zgjedhjet e 21 qershorit kjo reformë, jo vetëm ishte rruga e duhur, por ishte absolutisht edhe e vetmja mënyrë për të bërë të mundur gjëra që për vite të tëra i janë bërë të pamundura vendit tonë dhe njerëzve tanë".
"Qevervia po zbaton hap pas hapi programin e vet 4 vjeçar dhe si pjesë e këtij programi është jo vetëm reforma në kuptimin e riorganizimit të qeverisjes vedore, por edhe përshkallëzimi i kësaj reforme në përmbajtjen e qeverisjes vendore.
Kryeministri Rama theksoi se me anë të kësaj reforme fatikisht u prish një status-kuo 20 vjeçare që pati pasoja të mëdha për vendin, që solli shkatërrime të mëdha në territor dhe qe solli shpartallim të madh të burimeve të zhvillimit, humbje të aseteve dhe pasurive të këtij populli për shkak të një organizimi jashtë kohe".
vijon
/f.n/