Rama Rritja ekonomike e bazuar tek integrimi ekonomik rajonal

TIRANË, 30 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë se rritja ekonomike e vendeve të rajonit bazohet tek integrimi ekonomik rajonal.

Duke cituar raportin e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Kryeministri Rama tha se, "asnjë rajon tjetër në Europë nuk është më i ndjeshëm ndaj krizës së Euros se vendet e Europës Juglindore.
"Përballja me krizën e fundit globale vuri në provë zbatimin e gjithë opsioneve. Rajoni ynë u prek rëndë nga kriza fiskale. Aktiviteti ekonomik në Europën Juglndore vuan nga kreditimi. Ne kemi shumë redi jo performuese", tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, "sfidat e reja nuk mund të trajtohen nga seicili vend ne mënyrë të izoluar. Problematikat e rajonit janë të lidhura me fatin e zonës në tërësi. Për ecurinë e vendeve tona, me rëndësi është ecuria e gjithë shteteve bashkë. Rritja ekonomike duhet të jetë e bazuar në integrimin rajonal".

Sipas kreut të qeverisë , nevojitet një ekonomi gjithëpërfshirëse dhe inteligjente përtej kufijve të vendeve me ekonomi shumë të vogla.

_MG_0339Sipas tij, "shenjat inkurajuese të rritjes nuk mjaftojnë, megjithëse është bërë progres në raport me kreditë e këqija, pasi pas 7 vitesh janë ulur".

Rama tha se, "kriza tregoi se lojtarët e tregut nuk ishin të përgatitur të menaxhonin situatat. Kriza ka vënë në dukje se bashkimi ndërkombëtar ekonomik ka vënë në lëvizje sfida të reja".

"Për herë të parë në Konferencën e Vjenës në 27-28 gushtin e shkuar vendet e këtij rajoni hodhën një hap të përbashkët për të paraqitur plane të përbashkëta në funksion të integrimit ekonomik të tyre në rajonin e gjerë Europian", theksoi Rama.

Sipas tij, "ky hap i parë është shprehje e vetëdijes që po formësohet në rajon. Kjo është një situatë që nuk mund të përballohet në mënyrë të pjesshme".

Rama u shpreh se bujqësia dhe energjia janë dy sekorët më tërheqës në ekonominë shqiptare.

/f,n/

vijon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama