I pranishëm në një ceremoni përkujtimore në nder të dy sportistëve Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e tyre teksa ka nënvizuar se po përmirësohet infrastuktura për lojërat me dorë, basketboll dhe volejboll.
Rama theksoi se edhe pse nuk kishin kushtet e duhura për stërvitje, dy artistët e njohur por edhe kolegë të tyre arritën majat e Evropës.
"Ka shumë gjëra që mund të diskutohen, si, ku, pse, por shembulli i tyre shpresoj mos ti ngelet hatri pjesës së mëvonshme së Dinamos së meshkujve, tregon se pavarësisht rëndësisë së madhe që ka infrastuktura në fund të ditës edhe në një fushë me qymyr mund të bëhet histori.
E cuditshme si stërviteshin dhe preknin majat e Evropës", tha Rama. "Duhet thënë se ka qenë një herë një kohë tjetër kur ajo që sot duket si e zbrazur nga njerëzit dhe nga interesi, fusha e lojërave me dorë ishte epiqendra e vëmendjes kur vinte puna për t'u përballur ndërkombëtarisht", u shpreh kryeministri.
"Sot celebrojmë historinë e jashtëzakonshme të dy sportistëve që ishin flamurtarët e asaj përpjekjeje heroike të volejbollit shqiptar të meshkujve ku në kushte të prakrahasueshme me të cilat stërviteshin... sa profesor Xhela i tha me përpikmëri sa e lash fjalën e përgatitur me stastistika se isha i sigurt se do gjente një gabim.
Po përpiqemi të përmirësojmë infrastukturën e futbollit dhe lojërave me dorë që nga shkollat se besoj që baza është aty, për më të vegjëlit që mund të ushtrojnë aktivitet sportiv ...shpresoj të mbarojmë fazën parë të parkut olimpik të tiranës", tha shefi i qeverisë.