Rama Shqiperia ka sot nje situate te permiresuar ne sektorin energjitik

TIRANË, 16 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka sot një situatë të përmirësuar në sektorin energjitik.

Duke folur në mbledhjen e 13-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se, Shqipëria ka pasur një Presidencë të suksesshme në Komunitetit e Energjisë.

Duke folur për situatën e sektorit energjitik në vend, Rama theksoi se, "Qeveria e trashëgoi sektorin energjitik në prag të falimetimit, në një situatë financiare pa likujditete, e cila përbënte një kërcënim real, jo më për vetë sektorin, por edhe për financat e vendit".

"Kompania e shpërndarjes së Energjisë, e cila në vitin 2007 e nisi rrugëtimin e saj me libra të pastër, në gusht të vitit 2013 përfundoi me 1 miliardë dollarë borxhe. 52% humbje për shkak të vjedhjeve dhe në një rrjet tërësisht të amortizuar, i cili në 88% të tij është mbi 40 vjeçar", tha Rama.

_MG_0112Sot, vijoi Kryeministri Rama, "kemi një situatë të përmirësuar. Nga një sektor ku qeveria do të injektonte çdo vit 180 milionë euro, në një sektor ku nuk është më nevoja e injektimit nga buxheti i shtetit. Mjafton të kujtoj se mbi 300 mijë konsumatorë nënshkruan kontratat për t'u futur në sistem, pas një periudhe shumë-vjeçare gjatë së cilës kishte konsumatorë që përfitonin energjinë jashtë sistemit ose duke vjedhur ose duke refuzuar të paguanin për të".

Kryeministri gjithashtu shtoi se, qeveria u përball, që në nisje të punës së saj, përveç se me borxhet e rënda në sektorin e energjisë, edhe me një mal borxhesh të fshehura të qeverisë së mëparshme ndaj kontraktorëve të punëve publike, apo të sherbimeve publike, që nga ilaçet në spitale deri tek bankat e shkollave, 720 milionë dollarë.

"Mundësia për të inicuar një program të ri me FMN-në ishte lidhur me angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë reformën e shumë herë shtyrë në sektorin e energjisë. Hallka e zinxhirit të një sërë reformash të shtyra, të cilat kishin krijuar defiçite katastrofike. Edhe Banka Botërore përpara sesa të ndërmerrte reformat dhe hapin e ri përcaktoi qartë se gjithçka do të varej se çfarë do të bënim me qeverinë", u shpreh Rama.

Për më tepër, shtoi Kryeministri, "kompania e shpërndarjes së energjisë, jo vetëm ishte në prag të një kolapsi total por edhe në kushtet e një konflikti të hapur mes shtetit dhe pronarëve privatë të kompanisë, të cilët ishin përzënë forcërisht me polici nga Shqipëria dhe nga janari deri në gusht 2013, qeveria kishte imponuar një administrator të saj në pronë private për të cilën s'kishte ndërmarrëa snjë hap për rikthimin në pronë të vetën".

_MG_0106Duke folur për marrëveshjen me CEZ për të shmangur arbitrazhin, kreu i qeverisë theksoi se, "Shqipëria gjendej në një front beteje. Por ne arritëm të gjenim një marrëveshje me kompaninë, duke shmangur një arbitrazh që do të ishte 'Vaterloja' e financave shqiptare".

Sot, tha Rama, "tabloja është e përmbysur". Kreu i qeverisë nënvizoi se, "kjo ka qenë reforma më e mbështetur nga populli shqiptar. Sado e çuditshme mund t'u duket këtyre që i shohin reformat momente kyç për të investuar kapitalin politik me rrezikun për të humbur një pjesë të kapitalit. Kjo reformë ka rritur kapitalin e qeverisë".

Rama u shpreh se në muajin shtator ka pasur një shifër humbjesh 25.3 %, shifra më e ulët e humbjeve në historinë e shpërndarjeve të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, theksoi Kryeministri Rama, "kemi hyrë në një reformë tërësore të legjislacionit. Këtë javë parlamenti do të miratojë ligjin për efiçencën e energjisë. Shiqipëria ka një plan kombëtar për zhvillmin e sektorit përfshirë edhe planin kombëtar të energjisë së rinovueshme".

Rama nënvizoi se "për ne sot është më e qartë se dje që çështja e energjisë nuk është çështje vetëm e socialistëve, demokratëve, republikanëve apo të pavarurve, por është një çështje kombëtare dhe puan e bërë me energjië shkon përtej bindjeve politike".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama