Rama Shqiperia nuk do te vendose veto ne NATO per Maqedonine

Kryeministri Rama ka dhënë një një intervistë për televizionin maqedonas 'Telma'

TIRANË, 25 Korrik/ATSH/ - Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin maqedonas 'Telma', ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi sulmin e armatosur në Kumanovë, duke kërkuar hetim të drejtë, të pavarur dhe transparent. Sipas kryeministrit Rama vetëm një hetim i tillë do të mund të ishte një ndihmesë për të gjithë.

"Mendoj dhe jam i sigurt se një hetim transparent dhe i pavarur do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë. Do të jetë kontribut i rëndësishëm edhe për vetë Maqedoninë, si shembull ku marrëdhëniet ndëretnike nuk janë problem, por përkundrazi janë një potencial i veçantë për përparim të shoqërisë dhe shtetit", ka deklaruar Rama.

Ai ka folur edhe për deklaratën që muaj më parë bëri shumë bujë, sipas së cilës Shqipëria do të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

"Dokumenti i fundit në Samitin e Uellsit, është një dokument me të cilin u pajtuan të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe ku theksohet nevojë që Maqedonia të implementojë Marrëveshjen e Ohrit si bazë për bashkëjetesë dhe harmoni në paqe e bashkëpunim midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Dhe gjithsesi si bazë për forcimin e Maqedonisë dhe që ajo të jetë stabël e të zhvillohet", pohon Rama.

/gj.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama