Rama Shqiperise ti jepet statusi Kosoves lirine e vizave

Rama: Shqiperise ti jepet statusi, Kosoves lirine e vizave

Është zhvilluar sot(dje) në Tiranë Konferenca ndërkombëtare për përafrimin e legjislacionit shqiptar më atë të Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria dhe Bashkimi Europian kanë nevojë për njëra-tjetrën  dhe se me Ballkanin jashtë BE-së, e gjithë Europa është në rrezik.

 

“Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Sa ka nevojë Shqipëria për BE, aq ka nevojë BE për Shqipërinë. Sa ka nevojë Ballkani për BE, aq ka nevojë BE për Ballkanin. Krimi i organizuar është shumë më i bashkuar se Evropa e bashkuar. Është kaq i globalizuar sa sot është e vështirë të gjesh organizatë kriminale të një shteti. Në Shqipëri nuk ka krim të organizuar shqiptar, por një krim ndërkombëtar që ka një degë edhe në Shqipëri. Shqiptarët kanë avantazhin që flasin shumë gjuhë në të njëjtën kohë dhe ndaj preferohen nga këto organizata.

Ndërveprimi duhet të jetë i menjëhershëm. Me një Ballkan aty te dera, me derën mbyllur BE është shumë më pak i sigurt. Ashtu siç i dha Serbisë hapjen e negociatave duhet ti japë Shqipërisë statusin dhe Kosovës lirinë e vizave. Eshtë absurditet që në diktaturë lëviznin të lirë dhe tani që janë të pavarur jo. Ballkani pas 100 vitesh, nuk ka më luftë. Askush në Evropë nuk duhet ta harrojë se kjo paqeje nuk erdhi se ballkanasit nuk bënë ndonjë gjë por se të gjithë sëbashku u vumë vetes perspektivën evropiane mbi trashëgimisë së konflikteve. Është Evropa fjala kyç që ka sjellë sot në këtë paqe. Ballkani e ka treguar që luftën e ka shumë më të lehtë sesa paqen”, ka deklaruar Rama.

 

Sipas Ramës, proçesi i integrimit është ligj zbatimi dhe jo ligj shkrimi. “Për qeverinë e shkuar procesi i integrimit ishte ligj shkrimi për ne është ligj zbatimi. Nëse ata ndërtojnë një Shqipëri evropiane në letër, por një Shqipëri ndryshe për ata që jetojnë jashtë dyerve të kuvendit. Kur e kemi përcaktuar integrimin evropian si provces ribashkimi me Evropën kemi pasur parasysh”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama