Rama Si u bera minister Kulture

Rama: Si u bera minister Kulture

Edi Rama në një intervistë për Hans Ulrich Obrist flet gjatë për jetën e tij dhe për hyrjen në politikë. Në këtë intervistë të gjatë Rama flet për “sherret” me babain e tij, për mënyrën se si u bë ministër Kulture dhe për kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

“Në vitin 1998, babai im vdiq nga një sulm në zemër dhe u ktheva për tre ditë në Shqipëri për funeralin, por më pas nuk u ktheva më. Isha shumë i lidhur me babain. Por gjithashtu kishim edhe konflikte të vazhdueshme: Ai ishte komunist dhe unë isha antikomunist. Ai ishte një artist shumë i njohur por unë e kundërshtoja artin zyrtar. Por ai ishte edhe një njeri tolerant dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës që më lejoi të rritem pa limite në mënyrën e të të menduarit. Kur vdiq ishte e tmerrshme. Pas funeralit, gjatë pritjes në shtëpi, shkova të bëj një kafe në kuzhinë. Ra telefoni. Ishte kryeministri, Fatos Nano. Më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ministër i Kulturës, do të qëndrosh apo do të largohesh.” Pa hezitim, i thashë: “Do të qëndroj”. Ai tha: “vërtetë?” Dëshiron më shumë kohë për t’u menduar?” Iu përgjigja: “Nëse mendohem, do të largohem.” Ai e mbylli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama