TIRANË 5 Nëntor/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'Facebook', se do të jetë mbrëmjen e së enjtes në emisionin 'Top Story" të gazetarit Sokol Balla përballë një paneli analistësh për çështje të aktualitetit poltik, ekonominë, taksat dhe për reformat.
"Në TopStory me Sokol Ballën + një panel analistësh për çështje të aktualitetit politik, ekonominë, taksat dhe reformat padyshim", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij. /gj.m/f.n/