Rama Trashegimia kulturore ne gjendje skandaloze

Rama: Trashegimia kulturore ne gjendje skandaloze

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka reaguar në lidhje me vjedhjen e veprave të artit. Ai tha se gjendja, në të cilën ndodhet sot trashëgimia kulturore është alarmante dhe skandaloze. Kryeministrit është bërë gjatë dorëzimit të veprave të artit të vjedhura të cilat u sekuestruan dje nga një operacion i policisë së Tiranës.

“Jemi këtu për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij operacioni. Një falënderim i shkon punonjësve të policisë që bënë të mundur kapjen e kësaj bande. Kjo betejë sapo ka nisur pasi trashëgimia jonë është në një rrezik si në asnjë vend tjetër. Shqipëria është në mes të Europës, qytetarët e dëgjojnë çdo ditë propagandën e integrimit europian dhe në këmbët tona po shkatërrohen themelet e identitetit tonë europian, kombëtar dhe qytetar. Ajo çka e bën Shqipërinë europian dhe çfarë i jep kontributin tonë identitetit është aty tek trashëgimia kulturore dhe jo tek propaganda politike për integrimin”, tha Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama