Rama Ulim dhe zerojme taksat per biznesin e vogel

te-edi-rama-nuk-shkojn-euml-kryebashkiaket-e-djatht-euml_hd3-350x1971-350x197TIRANË, 16 Nëntor /ATSH/ - Kryeministri Edi Rama zhvilloi të hënën në mesditë në ambientet e kryeministrisë, një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, nga ku i informoi ata me masat e reja që përmban paketa fiskale e vitit 2015, në raport me këtë kategori biznesi.

Masat lehtësuese nga të cilat do të përfitojë biznesi i vogël, që përbën dhe 85% të biznesit në tërësi, konsistojnë në ulje ose zerim taksash të kategorizuara.

"Të gjitha bizneset me xhiro nga 0 deri në 50 milionë lekë xhiro në vit, nuk do të paguajnë më asnjë taksë. Ndërsa çdo biznes me xhiro vjetore nga 5-8 milionë në vit, mbetet subjekt i TVSH-së, por për këto do të ulim tatimin mbi fitimin, nga 7.5 në 5%", tha Rama.

Krahas masave lehtësuese që parashikohen në paketën fiskale, kreu i Qeverisë foli dhe për një standard të ri të sjelljes së administratës tatimore ndaj biznesit. "Megjithëse po aplikohen masa ndëshkimore ndaj inspektorëve tatimorë që kanë shkelur rregullat, kësaj sjelljeje abuzive do t'i jepet fund një herë e mirë nga fillimi i vitit të ardhshëm. Nga kontrolli i administratës tatimore janë marrë 1060 vendime për shkelje administrative nga ana e tatimorëve. Një pjesë e mirë e shkeljeve, ndër to dhe 40 vepra penale, janë konstatuar falë kurajos qytetare për të denoncuar", tha Rama.

(vijon) /m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama