Rama Vijojne operacionet per pastrimin e Shqiperise

1446898627ramramaramakneTIRANË, 11 Nëntor/ATSH/ -Në Durrës sot është mbajtur aktiviteti , "Të pastrojmë më tej Shqipërinë", ku kanë qenë të pranishëm Kryeministri dhe Kryetari i PS, Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij siguroi se vijimi i operacioneve do të garantojë zhdukjen e kancerit të informalitetit dhe mos trashëgimin e tij tek gjenerata tjetër.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar në Durrës, duke iu referuar aksioneve të ndërmarra nga qeveria, kryeministri theksoi se kjo maxhorancë mund të thotë sot me rezultate "ja pse kemi të drejtë që kemi ndërmarrë këtë rrugë kaq të vështirë që askush përpara nesh nuk pati kurajën ta imagjinojë dhe jo ta ndërmarrë, por zgjodhi për të mbyllur sytë përpara rrënimit të vazhdueshëm, me qëllim që të zgjaste sa më shumë qëndrimin në pushtet".

Kryeministri Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e ndryshimeve rrënjësore në sistemin arsimor në vend dhe pohoi se do i jepet mundësi universitetit që të kalojë në një shkallë të re.

"Kemi arritur të pastrojmë një sistem arsimor, përmes një reforme që do ja shohim ajrin të gjithë. Edhe ata që sot nuk janë të bindur sot. Është një reformë që i jep mundësi universitetit që të kalojnë në një shkallë të re.", tha Rama.

1447253407rama-pastriiNdërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke folur për arritjet e Policisë së Shtetit gjatë këtyre dy viteve, ne konferencën "Të pastrojmë Shqipërinë", theksoi se, në dy vite Policia arriti të ule numrin e vrasjeve në minimumin historik të këtyre 25 viteve, arriti të eliminoje 11 herë më shumë drogë se 8 vitet e qeverisjes së shkuar. Policia e Shtetit arriti të krijoje një marrëdhënie solide me qytetarët.

Ministri i Brendshëm shtoi se populli e dha votën në mënyrë që qeveria të luftonte krimin, korrupsionin dhe të vinte drejtësi. "U zgjodhëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, për të shkallmuar padrejtësinë në sistemin gjyqësor. Vota e 23 qershorit ishte besim dhe nxitje për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë", tha Tahiri.

Ministri Tahiri bëri të ditur gjithashtu se qeveria është gjendur pranë Policisë së Shtetit, duke rritur rrogat, duke përmirësuar jetën e punonjësve të Policisë, që ata të ishin më të motivuar përballë luftës ndaj korrupsionit.

"Arritjet e Policisë janë të shumta në këto dy vite. Qytetarët besojnë më shumë tek ajo dhe këtë e tregojnë shifrat. Policia e Shtetit gjatë këtyre dy viteve ka ndërmarrë një sërë operacionesh si, "Fund Marrëzisë", "Hajdutët e Energjisë" etj. Kemi ndërmarrë aksione të shumta ndaj prerjes së pyjeve, ndërtimeve të paligjshme, kemi luftuar drogën në të katër cepat e vendit", vijoi Tahiri.

Duke folur më konkretisht lidhur me luftën ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, ai tha se "Në Shqipëri po bëhej vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë, ajo e energjisë elektrike. Sot, buxheti i shtetit shpenzon 3 herë më pak për të blerë energjinë dhe këto para shkojnë në investime për shkolla", theksoi Tahiri. /a.f/ /gj.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama