Rama Vizite intensive ne Berlin

Rama: Vizite intensive ne Berlin

Pas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të kancelares gjermane, Angela Merkel, mbi takimin që do të mbajë me Kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama, konfirmimi i këtij takimi vjen edhe nga vetë kryeministri Rama. 

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se do të mbajë takime intensive me përfaqësues  të parlamentit gjerman, si dhe me sipërmarrës dhe përfaqësues të botës akademike. 

 

Duke e shoqëruar postimin e tij edhe me një fotografi, kryeministri Rama shkruan: “Berlin - Për një vizitë intensive takimesh e komunikimesh me qeverinë, parlamentin, sipërmarrjen, botën akademike”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama