TIRANË, 18 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryeministri Edi Rama deklaron se biznesi i vogël do të ketë zero taksa, punësim real dhe rritje ekonomike.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet statusit të tij Facebook shprehet: "Zero taksa, punësim real, rritje ekonomike", duke krahasuar me një sinkronizim grafik, taksat për vitin 2013, 2015, 2016 ku finalizohet me zero taksa.
Po ashtu, kryeministri Rama sjell në imazh një biznes të vogël të parukesisë së një qytetarje ku me skemë grafike tregon peshën reale të taksave, ku për vitin 2013, paguante 38000 lekë, në vitin 2015 paguante 25000 lekë, ndërsa në vitin 2016, 0 lekë. /a.ke/