Rama dhe Meta takim ne vilen qeveritare marrin pjese edhe deputete e ministra

meta-ramaTIRANË 13 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillojnë një takim mëngjesin e sotëm në vilën qeveritare ne Tirane.

Sipas burimeve mediatike, në takimin e nisur rreth orës 10:00 janë të pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe deputeti Erjon Braçe.

Gjithashtu janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili dhe deputeti i LSI Spartak Braho, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Takimet mes dy aleatëve në qeverisje janë intensifikuar kohët e fundit, veçanërisht pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe zëvendësimit të tij me Ylli Manjanin, që shënoi ndryshimin e parë në qeveri.

(vijon)

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama