Rama dhe Veliaj ne panairin e punes debat me te protestuesit (Video)

Rama dhe Veliaj ne panairin e punes, debat me te protestuesit (Video)

Në ditën ndërkombëtare të punës qeveria ka zgjedhur të promovojë një panair që ofron 6 mijë vende të reja pune. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punës, Erion Veliaj, në hyrje të panairit janë ndeshur me protestën e të larguarve nga puna. Madje Kryeministri Rama ka hyrë në debat me një gratë. “Futu brenda se ke 6 mijë vende të reja pune” i tha Rama njërës prej grave protestuese. Por gruaja tha se, ishte një inxhienire dhe se nuk mund të punonte në një rrobaqësi.

 

Të njëjtin ofertë bëri edhe ministri Veliaj, i cili i ftoi protestuesen që ta shoqëronte në panair për të gjetur punë, por edhe ai u refuzua. Më pas kryeminsitri Rama ka mbërritur në ambjentët e panairit. Sipas kreut të qeverisë, që në vitin e parë është 3-fishuar fondi i punësimit, ndërsa theksoi se deri më tani janë hapur 25 mijë vende të reja pune, këto të regjistruara dhe jo të fabrikuara. “Qysh në vitin e parë e kemi 3-fishuar fondin e punësimit.

 

Qeveria po hedh hapa konkrete për punësimin. Deri tani flasim për mbi 25 mijë vende pune të regjistruara. Nuk flas për shifra të fabrikuara por këto të dhëna vijnë nga lista e kontribuuesve në sigurimet shoqërore”, tha Rama. Kryeministri u shpreh ndër të tera se sot, “Kalojmë nga faza e lëmoshës e shpërdorimit të kontributeve, programeve korruptive dhe elektorale që po çojën drejt prokurorisë me dhjetëra ofiqarë bashkiakë e komunash, në një program aktiv. Kush është një gjende për punë do ketë mundësi të punojë”. Ai u theksoi më tej se do bashkëpunojë ngushtë me sipërmarrjen, ndërsa i kërkoi atyre që ende nuk e kanë një punë të dalin ta kërkojnë.

  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama