Futbollistët Edmond Kaplani dhe Valdet Rama ishin dy nga protagonistët e ndeshjeve të fundit në Bundesligën e dytë në Gjermani.
Ndeshja mes FSV Frankfurtit dhe Mynih 1860 përfundoi me rezultatin 2-1. Tri golat u shënuan nga Kapllani dhe Rama.
Fillimisht, ishte Valdet Rama që kaloi ekipin e tij të Mynih 1860 në avantazh në minutën e 48´, ndërsa Kapllani barazoi shifrat gjashtë minuta më pas.
Ky i fundit realizoi golin e fitores për Frankfurtin në prag të përfundimit të ndeshjes dhe sërish me penallti.
Ekipi i FSV Frankfurtit ndodhet në vendin e parafundit me 32 pikë duke rënë përfundimisht nga kategoria, ndërsa ekipi i Ramës ka siguruar mbijetesën me 34 pikë.