Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë lojtarët e Kombëtares kuqezi pas fitores historike të arritur ditën e djeshme ndaj Rumanisë, në ndeshjen e fundit në Grupin A për Euro 2016.
Shqipëria mposhti Rumaninë me rezultatin minimal 1-0, falë golit të sulmuesit Armando Sadiku. Veç elozheve nga kryeministri Rama, qeveria ka vendosur t'u japë edhe 1 milion euro shpërblim lojtarëve kuqezi.
Shqipëria tashmë pret përfundimin e ndeshjeve në grupet përkatëse për të mësuar nëse do të dalë në fazën me eliminim direkt.