Rama ironizon Bashen Keni shpetuar boten nga ngrohja globale

Rama ironizon Bashen: Keni shpetuar boten nga ngrohja globale

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se në kohën kur ai ka qënë ministër i Brendshëm është ndërhyrë me sukses në Lazarat. “Kane nderhyrë me sukses në Lazarat? Prite kur të na thonë se kanë shpëtuar botën nga ngrohja globale! Çudi si nuk i desh kurrë shumica këta”, ka deklaruar Rama në Facebook.

Gjatë një interviste për “Studio e Hapur”, Basha ka thënë se qeveria e PD-së ka marrë të gjitha masat për të parandaluar kultivimin e drogës në Lazarat. “Kemi ndërhyrë dhe me sukses të plotë. Unë me shumë realizëm dua tu them këtu edhe atë që u kam thënë kolegëve tuaj, droga nuk filloi dje. Përmasat e këtij problemi sot janë të pa krahasueshme. U hoqën vizat se ne angazhuam komunitetin në Lazarat kundër kultivimi të drogës. Morëm masat për të parandaluar kultivimin. Ndryshimi është që gjatë qeverisjes sonë u konstatua se kultivimi i drogës në tërësi ishte në minimumin historik, për shkak të luftës kundër trafikimit”, është shprehur Basha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama