Qeveria shqiptare po kërkon të hyrë në marrëveshje me komaninë ceke CEZ, për t’i u shmangur kështu arbitrazhit. Ministria e energjisë dhe industrise, i ka propozuar qeverise te ngrihet nje grup pune qe te diskutoje me palen çeke per nje marreveshje te mundshme. Marreveshja synon gjetjen e nje zgjidhje me kosto sa me te ulet, ose te pakten te vendosen ne kohe per t’u pergatirur per arbitrazhin.
Propozimi i ministrisë së energjisë u ka shkuar gjithe ministrive që preken nga kjo cështje, pas të cilës pritet të ketë një vendim nga qeveria. Në relazicionin e projektvendimit thuhet se fillimi i negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me mirëkuptim diktohet edhe nga kostoja e lartë që mbart procesi i ndjekjes së procedurave të arbitrazhit. Në rast se nuk prahet zgjidhja me marrëveshje, grupi i punes qe do te ngrihet do te ndihmoje avokaturen e shtetit ne pergatitjen e dosjes per arbitrazh.