Rama krahason Qemal Stafen me Wembley-n Ja pse duhet shembur (FOTO)

Rama krahason Qemal Stafën me Wembley-n: Ja pse duhet shembur (FOTO)

Dy ditë pas prezantimit të projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, kryesiministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e opozitës dhe për komentet që janë bërë për "Arenën Kombëtare".

stadiumi1Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", Rama shkruan se shembja e 'Qemal Stafës' është një domosdoshmëri jo vetëm për gjendjen në të cilën ndodhet, por edhe për kostot e larta që ka për mirëmbajtjen.

Kryeministri bën një krahasim me stadiumin e 'Wembley'-t në Angli, duke thënë se edhe ai ishte një monument kulture si "Qemal Stafa", por u rindërtua në një impiant modern që i shërben kohës.

Ndërkaq, këtë të diel ish-kryeministri ka thënë se kulla e stadiumit të ri do të ndërtohet për llogari të vëllait të Kryeministrit, Olsi Ramës, ndërsa më herët Partia Demokratike ka akuzuar kreun e qeverisër për përdorjen e stadiumit kombëtar për qëllime tregtare.

Reagimi i plotë i Ramës në "Facebook":

"A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture?

Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t'ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme.

13055487_10153662074121523_5809160517756028474_nSot Wembley i ri, i ngritur ne te njejtin truall, eshte nje stadium ultramodern i gjenerates se fundit qe ofron kushte fantastike jo vetem per futbollin, po edhe sherbime, argetim, relaks per publikun, gjate gjithe diteve te javes.

13076699_10153662074496523_4119367035478361331_n

Po "Qemal Stafa"?!

I cilesuar monument kulture vetem per shkak te fasades se tribunes qendrore, nderkohe qe gjithçka ka ne pjesen tjeter eshte monument vulgariteti, degradimi, pislleku, "Qemal Stafa" nuk permbush as kushtet minimale per diten e futbollit, lere pastaj per te shtate ditet e javes.

Pozicioni i tij ne zemer te kryeqytetit eshte fantastik, nje shans vertet historik qe ta kemi stadiumin e ri kombetar ne qender e jo jashte qytetit. Dhe te kemi nje haperise te re jete urbane dite e nate gjate gjithe javes, aty ku sot kemi nje zone te vdekur gjate dites e te erret gjate nates, e cila ndriçohet vetem dy here ne vit nga derby Partizani - Tirona! Kosto e paimagjinueshme per te ruajtur nje fasade qe sado e bukur, nuk mund te justifikoje tere ate boshllek pa jete ne mes te Tirones"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama