TIRANË14 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një leter ngushëllimi kryeministrit të Francës, Manuel Valls ku i shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit shqiptar ndaj popullit francez.
Kryeministri Rama në letrën dërguar homologut francez, Valls shprehet se "Franca u godit persëri në trup dhe në shpirt nga urrejtja e vërbër, fanatizmi dhe përçmimi i jetës. Të mbrojtur nga lidhje të shumta miqësie dhe dashuria për vendin tuaj, Shqipëria dhe shqiptarët kudo ndodhen, bashkëndajnë dhimbjen e kombit francez, syçelët dhe të vetëdijshëm për përmasat e betejës kundër terrorizmit, të cilën së bashku duhet ta çojmë përparë".
"Franca u përgjak, sepse është dëshmia e gjallë e përnpjekjes dhe qytetërimit dhe në shoqëri ndërkombëtare të rrënjësuar fort në dinjitetin njerëzor, drejtësinë sociale dhe të mirën e përbashkët. E tronditur thellë, Franca e gjashtëmbëdhjetë shekujve të historisë së saj madhështore, do të dijë të ripërtrihet në bashkimin e mbarë popullit të saj dhe besnikërinë ndaj vlerave të përbotshme që i ka lënë trashëgimi mbarë njerëzimit dhe për të cilën, me të drejtë duhet të jemi krenar. Përtej solidaritetit kolektiv dhe individual që Qeveria shqiptare dhe kombi ynë i shpreh popullit francez dhe në veçanti, familjeve që sot janë në zi, dua t'Ju siguroj dhe të dëshiroj, në këto çaste të vështira për angazhimin e plotë dhe mbështetjen e padiskutueshme të Shqipërisë, krah jush, krah Francës, krah Lirisë. Duke ju përcjellë ngushëllimet familjarëve dhe të afërmëve të viktimave, lutem të pranoni, Zoti Kryeministër, shprehjen e respektit tim të thellë. Siqerish Edi Rama", shprehet kryeministri shqiptar.
/f.n/