Rama ne La7 Ne 97 me sulmoi SHIK. Berisha Ishte krim pasioni!

Rama ne La7: Ne '97 me sulmoi SHIK. Berisha: Ishte krim pasioni!

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarja italiane Daria Bignardi për dhunën fizike që pësoi gjatë vitit të trazirave 1997.  Kreu i qeverisë shqiptare tha gjatë emisionit “Le invasioni Barbarche” në televizionin La7, se pavarësisht se autorët nuk janë zbuluar dhe as dënuar kurrë, sulmi ka qenë nga njerëz të Shërbimit Informativ Kombëtar.
 
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën që Rama dha gjatë intervistës që u transmetua live mbrëmjen e së mërkurës. Nga fotorja e Kuvendit gjatë seancës së kësaj të enjteje, Berisha e quajti trillim deklaratën e Ramës se është sulmuar nga njerëz të SHIK, duke thënë se sulmi sipas tij, ishte “krim pasioni”.
 
Pjesa e intervistës së kryeministrit mbrëmë në La7

Në 97-ën ishit në Tiranë viktimë e një agresioni që gati ju kushtoi jetën. Çfarë ndodhi dhe përse?


Është episod që bën pjesë në një kohë mjaft dramatike të vendit tonë pas rënies së regjimit sepse patëm një tranzicion shumë traumatik. Besoj për faktin që kishim një regjim tepër brutal. Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që ë bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, sepse ishim në mes të një krize, që më pas erdhi dhe rrëzoi..
 
Po kush ju sulmoi?

 

Nuk u mor vesh kurrë kush saktësisht po ishin shërbimet sekrete të asaj kohe.



Berisha sot nga foltorja e Kuvendit: Dje në një nga mediat e mëdha italiane kreu i ekzekutivit i ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillim nga më të ulëtit. Për herë të parë ndodh që pas tetë vitesh një njeri që është sot në krye të trillojë, të mashtrojë, të shpall krimin e pasionit si krim politik. Ajo që ka ndodhur në ‘97 është një akt i shëmtuar, po u pranua si krim pasioni, se pse Edi Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur u thirr në prokurori, kjo nuk ndodhi vetëm me Ramën. Ishte i shoqëruar kur ndodhi ngjarja, e panë më shumë se një autorin qe e goditi për motive pasioni e jo politike. Çfarë e pengonte zotin Rama… E di e gjithë Shqipëria, ai ishte krim pasioni. Pyete po ta tha ai vet (duke iu drejtuar ministres Harito) kushëriri yt nuk shkoi kurrë në prokurori, SHIK u bë objekt sulmesh. Oficerin e mbrojti Rama. Është turp që bën viktimën dhe që mashtron e sidomos tani që kryetar. Krimin e pasionit nuk do ta bëjë krim politik. E sfidoj Edi Ramën të nxjerrë personin e të shkojmë të dy në Gjykatë. Le të thonë socialistët kur ka ndodhur….Si ka mundësi që ky njeri nuk shkoi njëherë në dyer të prokurorisë, pse e mbajtët të fshehtë këtë. Ky është një akt shumë i ulët. Bën viktimën pas 8 vitesh duke qenë dhe kryeministër. Më lëndoi shumë ajo deklaratë e tij. Për barbarizëm e ka tregu atë histori ai aty, secili tregon veten. Nuk e ka prekur kush nga ana politike, mbrojtje totale. Krimet e pasionit, nuk merrem unë me to.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama